Kodi Penal u miratua me konsensus, ankimohet në Kushtetuese

Gjykata e Apelit të Vlorës ka depozituar një ankesë në Gjykatën Supreme në vend, ku kërkon shfuqizimin e dy neneve të ndryshimeve të bëra në Kodin Penal, i shoqëruar me mjaft debate midis mazhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Në kërkesën e Apelit të Vlorës kërkohet “shfuqizimi si të si të papërputhshëm me Kushtetutën i neneve 190 dhe 191 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë dispozitave të tjera të pjesës së posaçme të këtij Kodi, që parashikojnë dy dënime kryesore, duke përfshirë edhe dënimin me gjobë”.
Sipas Gjykatës së Apelit të Vlorës, nuk mund të jepen dy dënime kryesore për të njëjtën vepër penale. Këto dy nene parashikojnë dënime me burg dhe me gjobë, çka sipas gjyqtarëve të Apelit Vlorë, nuk mund të jenë të pranueshme, pasi në rastet e dënimit me burg, gjoba do të ishte masë plotësuese ose do të jepej masa e dënimit vetëm me gjobë.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Kuvendi janë shfaqur si palë të interesuar për shqyrtimin e kësaj kërkese nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka nisur shqyrtimin e kërkesës së paraqitur, çka mund të çonte paraprakisht në “ngrirjen” e këtyre dy neneve derisa të jepej një vendim për to. /Start/
2012-04-01 09:34