E Diel, 1 Nëntor 2026

K. Ronaldo aksident me Ferrari, pa pasoja

Kristiano Ronaldo ka kaluar momente tmerri: ylli portugez i Mançester Junajted ishte protagonist i një aksidenti rrugor, në afërsi të aeroportit të Mançesterit. Duke ngarë Ferrarin e tij, ai u përplas me një mur mbrojtës në rrugë, por për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim fizik. Fituesi i "Topit të Artë" iu nënshtrua testit alkoolik të policisë, ku rezultati ishte negativ. Ronaldo, që pas episodit ishte mjaft i tronditur, në të kaluarën ka pësuar një tjetër aksident, me një Audi R8.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›