Kanoute, gol për Palestinën
Fredi Kanute, një mysliman, nga ata që flasin pak. Një lojtar që jep pak intervista dhe shënon shumë gola. Por megjithatë, i ka idetë e qarta dhe nuk ka frikë të shprehë atë që mendon. Të dielën në mbrëmje, para ndeshjes së Seviljas, kur Izraeli po bombardonte Gazën, ai veshi poshtë bluzës një tjetër bluzë të zezë, ku shkruhej diçka në mbështetje të Palestinës. Shumë e dukshme. Shënoi një gol ndaj Deportivos dhe e demonstroi sloganin ku shkruhej qartë "Palestina", në disa gjuhë të ndryshme.