E Diel, 1 Nëntor 2026

K. Ronaldo dhe Real, telenovela vazhdon

Pjesë e re e telenovelës spanjolle me protagonist Kristiano Ronaldon dhe Real Madrid. Sipas shtypit spanjoll ("Marca" e "As", mbi të gjithë), madrilenët e kanë ndjekur mesfushorin portugez për dy vite, duke i ofruar në verë plot 75 milionë sterlina. Në Spanjë janë të bindur se ardhja e tij "është vetëm çështje kohe". Kjo është edhe bindja e presidentit të përkohshëm të madrilenëve, Visente Boluda. "Jam i sigurt që një ditë do të mund ta shikojmë Ronaldon në Bernabeu. Shpresoj që Huande Ramos të qëndrojë, sepse është një trajner i madh".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›