E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana betohet: “Nuk largohem nga Marseja”

Sa më shumë shtohen zërat për një transferim të mundshëm të Lorik Canës në një prej klubeve më të mëdha në planet, Reali i Madridit, aq herë kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, përbetohet për besnikëri të përjetshme ndaj klubit francez.
Vetëm 24-vjec, mesfushori Lorik Cana është shndërruar në idhullin e tifozëve, të cilët mesa duket ushtrojnë një presion të jashtëzakonshëm të ish-lojtari i Paris Sën Zhermenit të mos e lërë skuadrën bregdetare.
"E dua klubin, e adhuroj tifozerinë. Nuk shoh asnjë arsye për t'u larguar, - deklaroi Cana për gazetën franceze "La Provence". "Interesimi i klubeve të tjera më pëlqen, por unë dëshiroj të qëndroj. E konsideroj Olimpikun si klubin më prestigjioz në Francë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›