E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti i Bogdanit: “Ka shumë oferta nga jashtë”

Në ditët e fundit në median italiane është folur për një interesim të mundshëm të Salernitanës për Erion Boganit, sulmuesit shqiptar në forcë me Livornon, por në pronësi të Kievos. Tuttomercatoweb.it, një nga faqet e specilizuara në Itali për lëvizjet e lojtarëve, kontaktoi agjentin e lojtarit, menaxherin e FIFA-s, Sokol Haxhia, i cili mohoi në mënyrë kategorike për interesimin e Salernitanës, klubit të Sericë C italiane.
"Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Janë lajme që janë hedhur në treg nga disa gazetarë, që e kanë parë atë (Bogdanin) ditët e fundit në Salerno, ku ai ishte thjesht duke kaluar një fundjavë me një vajze me origjinë nga ky qytet. Nga ana tjetër nuk besoj se një lojtar i atij lloji (i Serisë A) të rihyjë në parametrat e Salernitanës".
Bogdani po bën nëj sezon të varfër me Livornon, vetëm një gol dhe kontestimet e tifozëve kanë qenë të shumta ndaj ish-lojtarit të Kievos. Po cila e ardhem e pret lojtarin e përfaqësues shqiptare të thirrur së fundi edhe nga trajneri Ari Han.
Haxhiaj thotë: " E sigurt është që ai ka dhe dy vjet kontratë me Kievon dhe në këto momente është i përqendruar te Livorno. Pas asaj që ndodhi vitin e kaluar në Verona për të është një cështje nderi për të shmangur rënien e klubit toskan".
Por a ka marrë oferta menaxheri i lojtarit? "Po. Shumë. Nga klube angleze, franceze dhe Dinamo e Moskës. Fjala e fundit do t'i takojë Kievos, që duhet të dijë se në c'kategori do të luajë vitin e ardhshëm dhe të vlerësojë nëse Erioni do të rihyjë në planet e saj apo jo".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›