E Shtunë, 31 Tetor 2026

K per K

2 K-te jane Kongoli e Kadareja.
K-ja tjeter per Kongolin e ka thene nje gazetare franceze duke iu referuar Kadarese si K- e pare dhe Kongolit si K-ja e pas Kadarese e citon Kongoli ne autobiografine e tij Iluzione ne sirtar Toena 2010 e citon dhe A.Hasani te gazeta Tema ne nje artikull qe mban pikerisht kete titull.
Une e dua Kongolin. Ia kam lexuar te tere romanet. Une e respektoj Kadarene. Ia kam lexuar te tera romanet.
Vete Kongoli me butesine e vet si individ per aq sa e njoh se largu nuk besoj se do te dale per ta mbrojtur publikisht autobiografine e vet Iluzione ne Sirtar. Nuk e mbron dot sepse nje liber kur del nga shtypi duhet te mbroje vetveten autori nuk duhet te flase me. Aq me teper nje autobiografi me gjase romani ku K-ja tjeter perpiqet te jete ne maksimum i sinqerte ne zhveshjen qe i ben jetes se vet per ta nxjerre lakuriq ne publik.
Publiku jone ka qelluar nje publik qe te godet me gure edhe kur je i veshur jo me lakuriq.
Meqe Kongoli nuk del dot ta mbroje vetveten do te doja ta mbroja une nga guret apo thikat.


Thikat
E lexova shkrimin e Hasanit ne Internet. Ne fund te shkrimit nje koment nga nje lexuese thoshte Me te vertete e neveritshme E pakta gje qe duhet te beje Kongoli eshte qe te dorezoje ate rrogen speciale qe i caktoi qeveria e Berishes per merita te vecanta. Kane te drejte ata qe thone se eshte e padurueshme qe populli te paguaje per ata qe e kane maskaruar...


Kam pershtypjen qe komentuesja nuk e ka lexuar librin por vetem shkrimin. Dhe ky eshte sporti me i lehte ne Shqiperi te sulmosh nje artist per nje Loje teatri qe ti nuk e ke pare a per nje liber qe nuk e ke lexuar.
Iluzione ne Sirtar eshte nje rrefim qe kerkon te jete i sinqerte deri ne naivitet sic veren me mprehtesi Hasani. Ne te Kongoli ben ate qe askush nuk e ka bere me pare per aq sa di une te marre hithrat e te godase vetveten. Lakuriq.


Dhe ne Shqiperine e artisteve te kompleksuar te shkrimtaruceve arrogante ata qe gure i hedhin kujtdo sidomos me qejf me te madhit Kadarese te atyre qe shkruajne autobiografira per te justifikuar veten ose stisin biografira per te lare borxhet e pista me te tretet kjo perpjekje e sinqerte e Kongolit eshte nje akt i bukur.
Ky liber eshte nje rrefim. Nder te tjera Kongoli rrefen sesi nuk doli te deshmonte kunder nje mesueseje te pafajshme me gjithe presionin e hetuesve por dhe sesi doli te deshmonte kunder nje kolegu qe i ishte kapur nje ditar qe e zhyste deri ne fyt. Doli te deshmonte i shtyre nga frika ato qe dinte. Kemi folur me te pandehurin per Dostojevskin.


Per aq sa mund te perceptoj une eshte nje rrefim plot brenga. Une nuk besoj se prifti i gjykon rrefimtaret pas rrefimit. Ai thjesht i fal. Por kush jam une qe te kerkoj prifterinj ne kete vend Ky madje eshte vendi qe i ka vrare e pushkatuar ne mase per 50 vjet. Ky eshte vendi ku prifterinjte u zevendesuan me hetues perverse Papa me nje Sekretar te Pare sadist ligji i Zotit me ligjin e me te fortit.


shte shume komode te shkruaj nga poltrona ime rrotulluese per sjelljen e nje njeriu te marre ne pyetje mbi nje karrige derrase ne nje biruce burgu para 25 vjetesh.
Fati i artistit duhet marre ne teresine e tij me honet e veta personale me gjolet e me mengjeset.


Shkrimtaret e tjere kane ne plan ti marrin me vete ne varr bemat e tyre. Kongoli nuk do edhe pse do te ishte shume me thjeshte... Mjafton ta fshehe si shume te tjere qe kane qene pjese shume me aktive e regjimit qe kane marre realisht me qafe koleget e te pafajshmit qe jane ngjitur lart duke shkelur mbi kufoma por qe sot jane engjej dhe mbajne vende te respektuara ne Panteonin aspak te rralluar. Libri i Kongolit eshte nje rrefim i sinqerte i nje shpirti te ndjeshem. Kjo e ben shume me eksituese kryqezimin e tij. Merrni guret. Une po sjell thikat. fare mund te bejme tjeter me artistet e sinqerte naive kategoria thuajse inekzistente te ne shte shume e lehte te lapidosh lapidar/lapidim/lapidarues nje njeri qe e ka nxjerre veten lakuriq para teje me nje guxim naiv. Por e gjitha ka te beje me menyren se si e lexon kete rrefim.


Ne kerkim te kohes se humbur

Se pari ky liber eshte autobiografi.
Une nuk para i pelqej autobiografite. Pikerisht sepse u mungon sinqeriteti. Artistet ne pjesen me te madhe shkruajne per vetveten duke e dashuruar shume ate. Kongoli e ka shmangur kete ne pjesen me te madhe. Dashurine per vetveten. Ky liber nuk eshte per te gjithe. shte vetem per ata qe e kane lexuar Kongolin dhe qe e duan ate. Po qe per kuriozitete jane me interesante thashethemet ne gazetat roze. Por nese dikush e do kete shkrimtar dhe nuk ka pasur rast te ulet te pije nje kafe me te mund te lexoje librin dhe te kuptoje pse Thesar Lumi tek I humburi eshte aq ekzistencialist pse Festimi tek Kufoma eshte aq i mjere dhe me fat pse Lekura e Qenit eshte aq shume Tirane dhe pse te tere keta personazhe pine per tu mbytur.


Ky liber sipas meje u vlen vetem lexuesve te devotshem. Por libri eshte nje rrefim faktesh pasuruar me kendveshtrime personale per ate periudhe te erret 50-vjecare per te cilen flitet kaq pak. Kongoli ka dhene nga pak edhe kendveshtrimin e tij per boten artin e ngjarjet. Keshtu qe mund tu vleje edhe atyre qe vitet e para 90-es do te donin ti rroknin edhe nga burime te tjera e jo nga Opinion i Fevziut. Ne disa pjese libri nuk eshte bere dot roman edhe pse stili i autorit ndjehet here pas here i forte mes faqesh. Ne disa raste eshte thjesht nje shtrim ngjarjesh.


Koha e shkrimeve
Kam nje ndjenje gezimi te vecante kur lexoj artikuj per libra e shume me teper kur ulem te shkruaj per libra. Pa dashje dhe ndoshta pa faj kemi stabilizuar nje nivel tematikash utilitare gazetarie duke shkruar vetem per hallet e ekzistences sone qytetare. Shkruajme vetem per permbytje trafiqe ekonomi te rrenuar politike te papergjegjshme deri dhe Big Brother dhe nuk shkruajme per artin. Ndoshta edhe pse askush nuk e ushqen shpirtin me art por me halle ndoshta dhe se pa zgjidhur problemet tona te ekzistences - pusetat nuk ka kuptim te shkruajme per libra e filma. Por duhet. Ne duhet ta kalojme sa me pare stadin kur njerezve u interesojne vetem artikuj per pusetat e per Big Brother.


Ne nje bote tjeter diskutimi per film i ri shqiptar do te duhej te ishte po aq i rendesishem sa cdo debat mbi buxhetin e ri te shtetit. Sepse filmi eshte buxheti i shpirtit. Po ashtu libri. Piktura. E pare keshtu jam i gezuar qe kam lexuar nje artikull te Hasanit per nje liber dhe qe u ula te shkruaj edhe vete dicka per te.
Une e dua Kongolin. Ndryshe nga Hasani mendoj qe nuk eshte me i mediatizuari por thjesht eshte nje nga shkrimtaret me te mire te gjalle qe kemi. Sa per mediatizimin mendoj qe jane ca shkrimtare te tjere me nga 1 a 2 libra te bere te famshem per gjera te tjera para letersise qe jane mediatizuar duke u ngritur me sforco ne piedestal. Iluzione ne Sirtar i Kongolit ne fund te fundit na tregon qe pas nje shkrimtari te madh nuk eshte nje grua e zgjuar por nje biblioteke e madhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›