E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD OK komisionit hetimor per zgjedhjet por me rezerva

TIRAN - Komisioni i Ligjeve do te shqyrtoje neser ne oren 0900 kerkesen e socialisteve per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Burime prane mazhorances bejne te ditur se kerkesa e socialisteve do te marre konsensusin e demokrateve edhe pse keta te fundit do te shprehin disa rezerva per pikat qe parashikon opozita. Deputetet e te dy forcave kane marre udhezime per qendrimin qe do te mbajne. Pika qe pritet qe te ndeze debatet lidhet me objektin e hetimit dhe me votat e kryetarit te komisionit hetimor. Ne konferencen e kryetareve perfaqesuesit e mazhorances edhe pse e kaluan pa debate shprehen disa rezerva per objektin e hetimit ndonese opozita eshte terhequr nga hetimi i fleteve te votimit.

Mbledhja
Burime per gazeten Shekulli shprehen se pavaresisht disa kundershtive per pikat qe parashikon projektvendimi i Partise Socialiste ne fund anetaret do te dalin me nje vendim te perbashket per ngritje e Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Mbledhja e dites se hene te Komisionit te Ligjeve pritet qe te shoqerohet me debate midis deputeteve te dy forcave politike. Komisioni i ligjeve do ta shqyrtoje kerkesen e socialisteve vetem nga ana juridike dhe ne perfundim do te dale me nje raport ku relator eshte caktuar deputeti demokrat Viktor Gumi. Caktimi i dites se hene per shqyrtimin e kesaj kerkese eshte edhe nje detyrim qe parashikon Rregullorja e Kuvendit sipas se ciles raporti I komisionit per shqyrtimin e projektligjit ose kerkeses ne kete rast ti paraqitet Kuvendit jo me vone se 3 dite para zhvillimit te sances plenare. Caktimi i 23 dhjetorit per shqyrtimin e kerkeses se socialisteve per ngritjen e Komisionit hetimor u vendos nga Parlamenti ku mori 126 vota pro dhe 3 kunder pasi konferenca e Kryetareve nuk mundi qe te dale me nje vendim pasi opozita e cilesoi zvarritje nga ana e demokrateve. Kreu u grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi kerkoi caktimin e dates 23 dhjetor per shqyrtimin nga parlamenti te kerkeses se PS-se per hetimin e zgjedhjeve per te kaluar me pare ne Komisionin e Ligjeve ne menyre qe anetaret e ketij komisioni ta shqyrtojne ate nga ana formale. Per me shume se nje vit dy forcat kryesore u perplasen me njera-tjetren per zgjedhjet e 28 qershorit. Socialistet i cilesojne zgjedhjet e kaluara parlamentare si te manipuluara ndersa demokratet i vleresojne si me te mirat e mbajtura ne Shqiperi. Partia Socialiste edhe pse fillimisht kerkoi hetimin e fleteve te votimit qe u cilesua antiligjore nga demokratet ne projektvendimin e saj dorezuar ne Kuvend kerkon vetem materialetzgjedhore duke lene jashte fletet e votimit. Socialistet kerkojne hetimin e dyshimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te Komisioneve te Qendrave te Votimit. Nje tjeter objekt i punes se komisionit hetimor do te jete edhe hetimi I dyshimeve lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to ose lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj.

Seanca e 23 dhjetorit pritet qe te ndeze serish debatet ne Parlament
Mocioni per debat perplasja PD-PS

Seanca e fundit plenare do te shqyrtoje dy prej ceshtjeve me te rendesishme te ketij viti si hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe mocioni per debat per ceshtjet e integrimit dhe per kryetaren Jozefina Topalli. Konferenca e Kryetareve vendosi qe 23 dhjetori te jete seanca e mocionit per debat. Opozita ne varesi te seances nuk ka perjashtuar mundesine qe ky hap te pasohet edhe nga nje mocion per shkarkimin e kryetares se Kuvendit. Mocioni per debat erdhi pas raportit te KE-se ne te cilen kritikohej institucioni i Kuvendit. Opozita duke iu referuar progres raportit per Shqiperine e cileson raportin nje deshtim te vendit tone ne rrugen e integrimit nderkohe qe akuzojne si nje nga pergjegjeset kryesore Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Burime nga opozita bejne te ditur se pakenaqesite e deputeteve socialiste ndaj kryeparlamentares fillojne qe tek problemet me pagat dhe deri tek menyra e drejtimit. Rregullorja e Kuvendit percakton qarte proceduren qe ndiqet. Sipas nenit 98 te saj nje kryetar grupi parlamentar ose te pakten 7 deputete mund te paraqesin nje mocion me qellim zhvillimin e nje debate ne Kuvend per nje ceshtje te vecante dhe ne perfundim te tij mund te propozojne miratimin e nje rezolute ose deklarate teksti i se ciles i bashkelidhet kerkeses per zhvillimin e mocionit. Kur ka disa mocione per ceshtje te njejta ose qe lidhen me njera - tjetren Kuvendi mund te beje nje debat te perbashket.

Pjese nga debati ne Konferencen e Kryetareve
JOZEFINA TOPALLI A jeni dakord qe te heqim te enjten e fundit
te kalendarit dhe e zhvillojme debatin E ndryshojme rendin e dites.
ASTRIT PATOZI Une mendoj se kjo eshte nje teme qe na pelqen
te gjitheve e perderisa ju e keni zgjedhur ne duhet te pergatitemi e ti
kushtojme rendesine e duhur.
GRAMOZ RUI Pse te mos e bejme ne 13 dhjetor
NAMIK DOKLE Maksimalja qe ne mund ta shtyjme eshte data
16. Nese ne do te vendosim qe ta bejme dite te hene atehere eshte
data 13 dhjetor. Kemi edhe daten 20 dhjetor.
ASTRIT PATOZI Kjo teme meriton nje dite te vecante. Ne po
themi qe te heqim agjenden e dates 23 e te zhvillojme vetem debatin.
NAMIK DOKLE Po pse duhet te shkojme ne kufirin maksimal te
kohes Po te jete keshtu e zhvillojme mocionin ne daten 16 dhjetor
dhe ato projektligje qe mbeten nga data 16 i mbledhim per ne 23 dhjetor.
Nuk kemi pse e mbyllim sezonin me debat.
ASTRIT PATOZI Nuk gjej asnje argument apo logjike qe ta mbeshtese
kete kerkese. A do te bejme nje debat serioz Nese duam ti kushtojme
rendesine e duhur duhet edhe ti japim kohen e duhur. Data 16
eshte shume shpejt. Duhet te pergatitemi. Duhet te jete nje dite ne
dispozicion te kesaj teme dhe prandaj une po propozoj diten e fundit te
sesionit. fare pune ju prish juve kjo date
GRAMOZ RUI Raporti ka dale qe ne daten 15 nentor. Nese do ta
vleresojme si duhet si nje raport per te cilin jemi te interesuar te dy
palet nuk mund ta leme per diten e fundit. Data 23 eshte kufiri i fundit.


Mazhoranca dhe opozita miratuan dje me 126 vota pro shqyrtimin e kerkeses per ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne seancen e djeshme plenare u regjistruan vetem tre vota kunder dhe tashme kerkesa e PS-se do te votohet me date 23 dhjetor. Por edhe pse opozita dha voten e saj pro dates 23 dhjetor ne seance plenare socialistet shprehen qendrimin e tyre kunder shtyrjes se krijimit te komisionit hetimor. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se vonesa per caktimin e dates se ngritjes se komisionit hetimor tregon mungese vullneti per ngritjen e tij. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi i cili deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme qe javen e ardhshme me 23 dhjetor te votoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit per te carmatosur sipas tij opoziten nga alibia e rreme e votave te grabitura.
Ruci
Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi se opozita eshte e gatshme qe te pranoje edhe 23 dhjetorin per te shqyrtuar ngritjen e Komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ne fjalen e tij ne Parlament Sekretari i Pergjithshem i PS-se akuzoi mazhorancen per mungese vullneti ne ngritjen e komisionit. Te hetohen zgjedhjet e qershorit por jo si hetimi ne rastin e Shkodres. Ne kemi humbur shume kohe per kete ceshtje une e di qe 10-diteshat e fundit te korrikut dhe te dhjetorit sic keni lene ju daten 23 jane thjesht sa per ta zvarritur daten e ngritjes se komisionit. Le te presim edhe daten 23 por ska asnje arsye qe te shtyni dhe zvarrisni daten - deklaroi Ruci. Kreu i grupit parlamentar te PS-se u shpreh se e sheh me skepticizem miratimin nga ana e mazhorances te ngritjes se komisionit hetimor pavaresisht qe sipas tij nuk ka asnje pengese procedurale. Pavaresisht nga apeli qe po bej e qe e shikoj te pamundur per arsye te numrave duke u nisur nga precedentet parlamentare per kerkesat e shtruara ne Parlament per ngritjen e komisioneve hetimore nuk ka asnje pengese as procedurale por pengesa eshte mungesa e vullnetit politik per ta zvarritur dhe ketu do te jemi per ta pare dhe per te lexuar qarte se cili eshte vullneti politik i munguar nje vit e gjysme. Une thashe qe e shikoj me skepticizem le te jete nje enderr e keqe por perseri nuk shpresoj qe ju do te keni vullnet edhe ne daten 23 - tha Ruci.
Patozi
Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi sqaroi se mazhoranca eshte e interesuar per ngritjen e komisionit per ti hequr PS-se sipas tij alibine per humbjen e zgjedhjeve. Ne dhe vetem ne duam qe kjo kerkese te miratohet dhe qe komisioni te ngrihet. Jo sepse kemi nderruar mendje per zgjedhjet e 28 qershorit por duam qe ai te ngrihet sepse duam tju carmatosim tju caktivizojme qe te mos endeni si nje rrezik publik ne rruget e Shqiperise dhe botes. Tju heqim alibine per zgjedhjet qe humbet dhe ato qe do te humbni gjithashtu - tha Patozi. Ne fjalen e tij nenkryetari i PD-se akuzoi opoziten per mungese vullneti. Pergjigja ishte qe nuk ka nevoje te merret as konferenca dhe as komisioni i ligjeve me kerkesat formale juridike te nje nisme ligjvenese por ne ta sillnim direkt seancen qe me fjale te tjera do te thote te vije dhe te rrezohet ne seance. Kjo eshte deshmia e qarte e asaj se kujt i mungon vullneti politik per ta bere komisionin hetimor parlamentare - tha ai. Per kreun e grupit Demokrat kerkesa e opozites duhet te jete sipas ligjeve dhe Kushtetutes. Une mendoj ta bejme javen e ardhshme shqyrtimin e kesaj kerkese ne menyre qe komisioni te ngrihet dhe zgjedhjet te hetohen. Javen e ardhshme te miratojme komisionin parlamentar per hetim brenda kornizave kushtetuese - nenvizoi Patozi.



Dokle Nuk ka asnje arsye per te shtyre votimin
Nenkryetari i Kuvendit Namik Dokle u shpreh se opozita kerkon hetimin e te gjitha kutive per te nxjerre sipas tij pergjegjesit e vjedhjes se votes. Duke reaguar per deklaraten e kreut te grupit parlamentar Demokrat sipas te cilit kutite e Shkodres i dhane fund pretendimit te PS-se per manipulime me zgjedhjet Dokle theksoi se transparenca e plote do te realizohet vetem ne rast se do te hapen te gjitha kutite. Dikush tha se kutia e Shkodres verteton se duhet te qendroje kryeminister Sali Berisha. Po tmerri i Ruzhdies pse nuk e beri Berishen te japi doreheqjen. Ne kerkojme qe komisioni hetimor te beje transparence te plote ne te gjithe Shqiperine ne cdo qender votimi dhe atehere do te vertetojme se ku jane votat e vjedhura dhe ku fshihen - tha Dokle. Gjate fjales se mbajtur ne kuvend nenkryetari i Parlamentit sqaroi se PS-ja kundershton shtyrjen e marrjes se vendimit per ngritjen ose jo te komisionit hetimor ne seancen e dates 23 dhjetor. Ne kemi kerkuar qe komisioni hetimor te marri vendim sot. Perderisa zoti Patozi te gjitha elementet u kapercyen nuk ka arsye qe komisioni te marri vendim te shtyhet - theksoi ai. Sipas nenkryetarit te Kuvendit Namik Dokle kerkesa e deputeteve socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per zvarritje te metejshme.

Tahiri Fino dhe Peza Jemi kunder shtyrjes se votimit per javen tjeter
Tre deputete kunder votimit te djeshem
Tre deputete te opozites votuan kunder dates 23 dhjetor per shqyrtimin e ngritjes se Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Deputetet Saimir Tahiri Bashkim Fino dhe Dashamir Peza shprehen qendrimin e tyre kunder kesaj shtyrjeje edhe pse pjesa tjeter e grupit socialist bashkoi votat e mazhorancen duke miratuar me 126 vota pro seancen e javes qe vjen per shqyrtim. Te kontaktuar nga gazeta Shekulli tre deputetet theksuan se jane kunder shtyrjes se shqyrtimit edhe me shtate dite te tjera gje qe sipas tyre mund te ishte bere qe ne seancen e djeshme. Nje tjeter argument i dhene nga tre deputetet lidhet edhe me proceduren qe do te ndjeke kerkesa dhe projektvendimi i firmosur nga 35 deputetet e Partise Socialiste. Sipas procedures se parashikuar projektvendimi do te kaloje per shqyrtim edhe ne Komisionin e Ligjeve per ta analizuar edhe nga pikepamja juridike. Per deputetet kjo procedure eshte e panevojshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›