E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njolla e shqiptarit te lire

Me se dy dekada me pare shqiptaret do te vendosnin dhunshem levizjen e lire. Iknin nga nje vend qe kishte falimentuar ekonomikisht nje sistem qe kishte kapitulluar shume larg objektivit utopik per arritjen ne komunizem ku secili do te ishte i barabarte dhe te gjithe do te hanin me luge te florinjte. Shperthyen rrethime ambasadash dhe iken nga nje vend qe u kishte rrembyer vitet me te bukura te jetes ku pritej te sajohej njeriu i ri. Ata qe iken ne korrik 1990 cuan ne Europe europianin qe kishte jetuar ne vendin me te izoluar te ish-Lindjes Komuniste ku prej viteve 60 privilegjin per te dale jashte kufijve shteterore e kishin vetem nje grusht njerezish qe kishin besimin e partise dhe te pushtetit popullor.


Ne 1991 skenat do te ishin me tronditese me biblike Anije te tejmbushura me shqiptare te cilet iknin nga nje vend ku mezi sigurohej ne dyqanin e lagjes buka bajate ku sistemi komunist kishte rene edhe de jure duke i lene shtetasit ne meshire te fatit. Pamjet do te trondisnin Italine fqinje drejt te ciles u nisen imbarkimet e maleve me drama njerezore.


Per disa vite shqiptari do ta kerkonte lirine me gomone drejt Italise ne malet me debore drejt Greqise rruge pa rruge per te ikur nga syte kembet prej nje vendi ku kishte fituar demokracia por jo shpresa per te jetuar dhe ndertuar jeten ne atdhe. Ne 1997 kapitulluan serish. Shteti ra duke i lene shqiptaret perseri ne meshire te fatit. Ishin grabitur ne emer te shtetit dhe me keq se 7 vite me pare nuk u sigurohej as ekzistenca fizike. Shpetimi do te ishin serish gomonet apo rrugetimet klandestine neper male.
Deri me 15 dhjetor 2010 Heqja e murit te vizave nuk e ka rrezuar mitin e Europes se paarritshme. Jane te shumte ata qe po shijojne udhetimet pa viza por per fat te keq po aq te shumte jane edhe ata qe po kthehen. Buletinet e Policise se Shtetit jane nje konfirmim. Dje ne diten e trete e levizjes jashte kufijve shteterore kaluan me pasaporta biometrike 1215 shtetas shqiptare. Por ne Kakavije u kthyen 43 shtetas ne Kapshtice 4 shtetas ne Tre Urat 11 shtetas te refuzuar nga autoritetet doganore greke ndersa ne Durres 12 shtetas dhe Vlore 6 shtetas te kthyer mbrapsht nga autoritetet doganore italiane.


Pra ka nisur mbare si levizja e lire por edhe refuzimi i shtetasve shqiptare qe nuk mund ti gezohen renies se murit te vizave.
Pritshmerite jane edhe me te medha. Qe ne 2008-en agjencia e OKB-se per Refugjatet UNHCR kishte nje te dhene paraprake Nga Shqiperia do te ikin me se paku 400 mije shtetas shqiptare shumica ne kerkim te qendrimit afatgjate dhe te punes ne nje vend te BE-se. Duke pasur parasysh shifra te tilla shume shtete anetare te BE-se kembengulnin nga Shqiperia qe te nenshkruante marreveshjet e ripranimit duke lehtesuar keshtu procedurat e perzenies se shkelesve te marreveshjes per levizjen afatshkurter ne vendet e zones Shengen.


Perceptimi me i fundit erdhi nga sondazhi i nje shoqate ne Tirane i kryer ne tetor 2010. Anketimi vetem dy muaj para liberalizimit te vizave tregonte se kishte nje prirje per dyfishim te numrit te qytetareve shqiptare qe do te leviznin drejt vendeve te zones Shengen krahasuar me 6 muajt e fundit dhe per gjysmen e tyre kjo do te jete hera e pare qe udhetojne drejt ketyre vendeve. 44 per qind e tyre do te udhetojne per te takuar te afermit 34.1 per qind per turizem 8.7 per qind per biznes 8.5 per qind per studime 4.3 per qind per te kerkuar pune dhe 0.1 per qind per te kerkuar azil. Sipas sondazhit ekziston nje prirje e lehte e te rinjve shqiptare per te udhetuar drejt vendeve te BE-se per te kerkuar pune dhe per te studiuar por edhe nje prirje e forte per tu larguar nga Shqiperia ne rast te sigurimit te nje pune ne nje nga vendet e BE dhe kjo eshte me e theksuar per te rinjte e zonave rurale.


A kane arsye shqiptaret per te ikur nga vendi i tyre 20 vite pasi iken per te siguruar buken e gojes Pak dite me pare ne faqet e gazetes Shekulli erdhi ultimatumi i disa dhjetera te persekutuarve nga regjimi i kaluar. Prej 20 vitesh kjo shtrese ende nuk eshte rehabilituar nga qeverite dhe si per ironi te fatit vetem nje pjese e vogel e tyre eshte ende gjalle kur po jepet nje pjese e vogel e demshperblimit financiar dhe shume me pak do te jene me vone kur qeveria e radhes te jape kestin tjeter te sasise se fondit. Ata jo vetem nuk jane rehabilituar financiarisht por as moralisht sepse shohin qe persekutoret e tyre jane ne drejtim te vendit. Ata jane kontingjenti i gatshem qe kane premtuar se do te kerkojne ne grup azilin politik ne Belgjike apo ne ndonje shtet tjeter te zones Shengen. Shume te tjere do te kene arsye te kerkojne pune dhe qendrim afatgjate nga vendet e zones Shengen.


Zyrtarisht papunesia eshte sa gjysma e asaj qe raportojne sherbime te huaja dhe shkon mbi 30 per qind te popullsise se afte per pune. Vendi eshte ne krize te thelle ekonomike dhe financiare pavaresisht sloganeve qeveritare. Mijera biznese jane mbyllur ose jane ne prag te falimentimit nga barra e rende fiskale dhe taksat e qeverise. Shumica e te rinjve te sapodiplomuar nuk kane asnje shprese punesimi ne atdhe dhe syte i kane te largimi jashte. Qindra emigrante te rrenuar nga falimentimi i ekonomise ne Greqi syte i kane tashme nga vendet e pasura te BE-se sepse Shqiperia eshte ne po ate gjendje deshperuese qe i kishte detyruar te emigronin.
Shqiptari i sotem mund te kete vertete dokumentet me te mira te identifikimit ne bote sic rreh gjoksin kryeministri por ne te eshte ajo vula e korrikut 1990 mbi pasaportat e para te nxjerra nga regjimi ne ikje vula e shqiptarit qe iken nga skamja dhe rrenimi i vendit te tyre. Ndaj dhe ata na kufijte e zones Shengen do te na shohin me dyshim si keto dy dekada dhe serish do te na kthejne mbrapsht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›