Une shqiptari
Une jam ai. Shqiptari i heshtur e piktoresk. udia e te gjitheve qe me kane njohur. Vullkan gjithe histori. Me vijne rrotull me afrohen ndonjehere bejne ndonje hap me shume per te me prekur. Me pas largohen. Per te ardhur serish. Serish e serish. Ma njohin aq mire historine. Dhe pse e njohin aq mire prape se kuptojne. Si ka mundesi pyesin veten trishtueshem. E se gjejne dot.
Une nuk kam emer. Sme njeh askush. E megjithate jam miliona shperndare ane e mbane. Miliona qe spo bejne kurre nje. Te vetem. Sepse une jam i heshtur dhe askush se di cme ka prapa koka.
Se ngre kurre zerin. Edhe kur duhet ulerire. Shkoj udhes i qete dhe askush se di ckam ne zemer. Une nuk flas kur shoh mjerimin qe me rrethon. Kur shoh te tjeret qe vdesin urie. Qe sorollaten gjithe diten si une. E duart i kane bosh kur kthehen ne shtepi. Askush se di se cmendoj. Njerezit me shohin buzagaz edhe kur shpreses sime ka kohe qe i ka mbire bari. Nuk jepem. Nuk tregoj cbluaj ne mendjen time kur takoj te ngjashmit e mije. E as se cndjej kur dhembja do te shkrinte dhe token. Por naten kur erresira bie qaj me denese si femije. Per gjithe ckam pare e degjuar.
Si gjithe te tjeret te ngjashmit e mi une mendoj ndryshe nga ajo cka degjojme te gjithe. Por me te tjeret flas njesoj. Njesoj si ajo qe degjojme te gjithe. Kur jam pa pune une do te doja nje te tille. Kur punoj une nuk dua ta humb ate. Prandaj jam i tille. Prej qindra e qindra vitesh. Koha njerezit te dashurit e mi me kane mesuar keshtu. Dhe vete e kam kuptuar nese dua te mbijetoj. Me mire te hesht. Kurdo dhe per cdo gje. Te hesht kur fatkeqesia bie mbi tjetrin dhe e fundos pa piken e meshires. Dhe ska gje qe ta shpetoj. Te hesht apo te them fjalet e duhura me te lodhshmet mbi kete bote kur shoh te tjeret qe vriten ne rruget e ketij vendi nga njerezit apo mjetet. Kur humbin cdo dite ne adresa e drejtime qe askush si njeh. Kur pushohen tallen urrehen vdesin. Por cte presesh nga une Qe hesht kur keto me ndodhin edhe mua
Naten ama kur erresira bie dhe une jam i vetem nis e flas me veten si kurre kam folur me njeri mbi kete toke...
Mos shko larg per te me gjetur. Une nuk jam askund. Mos me kerko nder libra e fletushka. Ne ato radhet e gjata te shkrimeve pa fund. E as ne foto. Te bukura e me ngjyra shume. Nuk jam me as ai qe do te gjesh ne ato fotot e zverdhura nga koha. Duke rrokur topin per gryke. Apo duke tretur veshtrimin larg ndersa thellimi me tund ne ere mustaqet e gjata e te perthyera si mendimet e medha. Jam gjithandej por i padukshem. Per ke nuk do te me gjeje. Jam ne fakt kudo.
Hapi syte e veshtrome. Me gjen ne trotuar shtrire sa gjate e gjere duke te pritur te me hedhesh pak meshire nga dora jote. Por mund te me gjesh duke u zvarritur ne dete te cuditshem e te piset. Me buzet te thara per nje pike uje. Mund te me shohesh tek ec si nje grua gjithe krenari rruges vjeshtake por me sy te nxire nga dhuna nen syze te moshes se fundme. Por mund te jem dhe nje i ri qe shkoj ne shkolle per te mesuar historine time qe politika ma ndryshon nga klasa ne klase. Nje gazetar qe ne ekran buroj vec drite dhe pavaresi ndersa ne ditelindjen e shefit politik dy dite me pare isha kamarieri me i zellshem. Kerkome po deshe ne administrate. Aty do te jem. Me rroba e ritem rinor. Vecse i zbehte me lekuren qe ka ngjyren e frikes. Por mund te me gjesh nje cilimi qe shkrihem e qesh gjithe diten e dites ne vendin e nje mije e nje privimeve. Si te moshuar qe kane frike te kujtojne.
Askush sma di emrin. Por kam pas meje nje histori te tere. Mbijetese ndaj gjithe halleve qe njohu njerezimi. I shpetova lufterave e pushtimeve nga te gjitha anet qe me erdhen. Por i mbijetova edhe malarieve kolerave tuberkulozeve. U mbijetova edhe njerezve te mi. Qe jo rralle me sulmuan per arsyet me te paimagjinueshme te kesaj bote. Here me burgosen e vrane si te krishtere e here si mysliman. Here si demokrat e here si komunist. Nje histori e gjate. Here-here e cuditshme. Here-here e pakuptueshme. Here-here mizore. Por cdo here e madhe. Sepse mbijetova. Sot kam frike te kthej koken. As vet se besoj si kam mundur. Jam krenar per te. Por dhe sdua ta kujtoj. Se historia te nxit. Dhe kjo sme pelqen. Sot kur lodhja dhe varferia me kane kerrusur aq shume sa shikimi im nuk mund te shoh me larg. Se toka ku hedh hapat e mi. Te vegjel. E te ngadalshem.
Hapat e mi te varfer. Ne trotuaret gjithe drite dhe zhurme. Ku ndricon pasuria. Dhe ku skamja te verbon. Ne trotuaret dhe rruget e zhvillimit te cmendur te ketij vendi te cilin kurrkush si une e desh. Qe kurrkush si mua lodhi e sakatoi. Ne nje dashuri te mundimshme.
Une jam i varfer. Por mbaj Shqiperine mbi shpine. Kete Shqiperi ku kane lindur te paret dhe te tretet e mi. As te paret e as te tretet ne nje jete te qete e te lumtur. E as une.
Dhe njesoj si ata. I neperkembur i tallur. Nga komunizmi qe sishte komunizem. Nga kapitalizmi qe seshte kapitalizem. Nga sisteme qe su bene kurre sisteme. Por mbi te gjitha nga njerez qe moren ne dore fatin tim. Gjithmone Pa ia dhene une. Pa me pyetur kurre. Kudo ku te isha ne pune ose jo ne shkolle ose jo i varfer ose jo i pasur ose jo i gjalle a duke vdekur. Dhe jo per faj te tyre. Kudo ku isha une nuk isha. Aty ku duhej. Aty kur duhej. Kur vendimet merreshin per mua. Dhe ne emrin tim. Pra nga une.
Edhe pse kam qene gjithmone ketu ne kete truall. i ngulur thelle e i palevizshem nga koha dhe hallet.
Edhe te sotmes do tia hedh. Me heshtje. Per gjithcka e ndaj gjithckaje. Qe me verbon kur e shoh. Qe me shurdhon kur e degjoj. Qe me djeg kur e prek.
Por kujt tia them Mundimin tim Te gjithe e dine. Dhe kurrkush sdo qe ta dije. Ta degjoje diten per diell sepse ka frike nga nata. Kur ajo vjen dhe qetesia behet e plote dhe vetmia e sigurt dhe frikerat ikin dhe vuajtja behet e pashmangshme.
Prandaj une hesht. Dhe vazhdoj te hesht. Duke i habitur keshtu te gjithe. Te gjithe ate qe me kane njohur. Qe me kane takuar. Mua dhe historine time mijeravjecare. Tek me shohin keshtu. Gjithe kuriozitet e habi. Te vogel te heshtur te kerrusur te mbyllur pa ze pa zhurme. Pa jete. Tamam si nje vullkan. Qe duket i shuar. Prej kohesh. Prej nga smbahet mend.