Kërcënimi korean; Japonia bën gati mbrojtjen
Japonia, që e konsideron veten si një viktimë e mundshme e çdo sulmi nga fqinji i saj Koreja e Veriut, protestoi ashpër pasi Pheniani lëshoi dje shtatë raketa balistike, duke e cilësuar si një akt provokimi ndaj sigurisë rajonale.
Gazeta "Mainichi" shkruante se Ministria japoneze e Mbrojtjes mund të ndërtojë një sistem të ri mbrojtës, që do t'i bashkohet sistemit mbrojtës të shumëfishtë antiraketë që disponon vendi.
Tashmë Japonia disponon anije luftarake të pajisura me interceptorë standart raketash balistike "SM-3" dhe interceptorë tokë-ajër të modelit "Patriot Advanced Capability-3" (PAC-3), dhe në bashkëpunim me SHBA-në, aleati më i rëndësishëm i Japonisë, po ndërton sisteme të tjera të avancuara të interceptorëve.
Baza e re antiraketë që Japonia synon të ndërtojë, ka një rreze veprimi deri në 100 kilometra dhe mund të mbrojë një zonë 10 milje më shumë se interceptorët "PAC-3". Tre deri në katër baza mbrojtëse të tilla mund të mbulojnë të gjithë territorin e Japonisë, shkruhet në gazetën "Mainichi".