E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, rrëmbehen 16 punonjës të OKB-së

Punëtorët afganë të çminimit punonin për agjencinë "MDDC", pjesë e agjencisë së OKB-së për çminimin e Afganistanit e njohur si "UNMACA".

“Ata u rrëmbyen dje ndërsa udhëtonin ndërmjet provincave Khost dhe Paktia”, deklaroi shefi i policisë së Paktias. "Nuk kemi informacion lidhur me autorët dhe motivet e rrëmbimit", deklaroi për gazetarët shefi i policisë Azizullah Wardak në Gardez, kryeqendra e provincës së Paktias.

Gul Agha, një zyrtar i agjencisë UNMACA, deklaroi se ata u rrëmbyen kur po kalonin në rrugën Logar-Gardez, që të çon në Khost.

Pas një lufte pothuajse 30-vjeçare, Afganistani është një nga vendet më të minuara në botë me një sipërfaqe rreth 640 kilometra katrorë të minuar.

Asnjë grup nuk e ka marrë akoma përsipër rrëmbimin e së shtunës, i fundit që pason një seri sulmesh dhe pengmarrjesh nga ana e rebelëve talebanë dhe bandave kriminale.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›