E Shtunë, 31 Tetor 2026

KAMPIONATI I NBA. DALLAS MAVERICKS MUNDET PERSERI

Top-News - Dallas Maveriks pëson një tjetër humbje në NBA. Pas San Antonios dhe L.A Lakers, Mavericks u mund edhe nga Utah Jazz 116-110. Edhe kjo ishte një humbje e pësuar në minutat e fundit të ndeshjes ashtu sikurse edhe dy të parat.
Për pjesën më të madhe të kohës, ndeshja ishte e rivalizuar, por në minutat e fundit ishte Utah që kontrolloi më mirë lojën për të mbyllur këtë ndeshje me fitore. Pas këtij rezultati Dallas ndodhet në vendin e 7-të të Konferencës së Perëndimit, ndërsa Utah ruan vendin e 4-t.
New Orleans rikthehet te fitorja. Hornets që janë në një formë të mirë këtë sezon mundi në Madison Square Garden, New York Knicks 100-88. Ishte i zakonshmi Kris Pol ai që udhëhoqi New orleans drejt këtij suksesi, që e ngjit atë në vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit me 40 fitore dhe 19 humbje.
Philadelphia 76ers vazhdon të fitojë. Në 13 ndeshjet e fundit, kjo skuadër ka shënuar 10 fitore dhe kjo ka bërë që të ngjisë shkallët në renditje në Konferencën e Lindjes. Në ndeshjen e fundit, Philadelphia fitoi me kalifornianët e Los Angeles Clippers 106-80, në një ndeshje të dominuar plotësisht prej saj. Pas kësaj fitoreje Philadelphia ka një bilanc prej 28 fitore 33 humbje, ndërsa Clippers ka 19 fitore dhe 39 humbje.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›