Qeveria spanjolle paralajmëron federatën

Lufta midis FIFA-s dhe qeverisë spanjolle ka marrë përmasa të reja. Qeveria e futbollit botëror paralajmëroi sërish Spanjën për të mos i zhvilluar zgjedhjet në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) përpara Lojërave Olimpike "Pekin 2008", por një vit më pas, atëherë edhe kur ato janë të programuara.
Në fakt, konflikti Spanjë-RFEF-FIFA është i ngjashëm në një farë mënyre me atë Shqipëri-FSHF-FIFA, për shkak të intereferencës politike në cështjet e brendshme të federatave të futbollit.
Por, Këshilli Sportiv Spanjoll (CSD), një agjenci qeveritare pohon: "Asnjë institucion nuk është mbi legjislacionin spanjoll dhe vendimet e gjykatës. Në këtë kuptim, CSD do të analizojë marrëveshjen që është ndërmarrë nga RFEF dhe do të marrë një vendim, që do të bëhet i ditur në kohën e duhur. Në cdo rast, ndryshimet në statutin elektoral të federatës nuk nund të marrin fuqi në rast se ato nuk janë të aprovuara nga bordi i CSD-së", thuhet në deklaratën e agjencisë qeveritare.
"Rregullat që qeverisin procesin elektoral në federatat e ndryshme spanjolle, janë të bazuar në ligjin sportiv, të cilat kanë të aplikuara prej shumë vitesh pa qenë të kundërshtuara nga cdo lloj organizate".
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater i qendron mendimit se ekipi kombëtar spanjoll, klubet që përfaqësojnë këtë vend në Europë, mund të pezullohen nga pjesëmarrja përderisa qeveria nuk do të heqë dorë nga ndërhyrjet e saj.
Vendimi përfundimtar ndaj qeverisë spanjolle, ashtu edhe ndaj asaj shqiptare do të merret, më 14 mars.