E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtari Jareci për supersfidën

Gjyqtari shqiptar me stemën e FIFA-s, Sokol Jareci, do të gjykojë takimin Dinamo-Partizani, i konsideruar edhe si sfida më e nxehtë të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, nisur edhe nga fakti se të dyja skuadrat kryesojnë me meritë kampionatin, me një Dinamo që pas përfundimit të fazës së dytë ndodhet me tri pikë më shumë se formacioni i "kuq".
Në përballjen e fundit në kampionat Partizani fitoi 1-0 me Dinamon, që solli edhe shkarkimin e trajnerit Agim Canaj. Takimi kundër Partizanit është edhe testi i parë serioz për pasuesin Ilir Daja, duke e konsideruar si të nivelit mesatar përballjen e "bluve" me Shkumbinin.
Tri takimet e tjera do të gjykohen nga lushnjari Shkëlqim Guce (Kastrioti-Tirana, në Lac), tiranasi Lorenc Jemini (Elbasani-Teuta, në "Ruzhdi Bizhuta") e tiranasi tjetër Kridens Meta (Besa-Vllanznia, në "Besa").
Kupa e Shqipërisë
Edicioni i 56-të
Turi cerekfinal
5 mars 2008
Kastrioti-Tirana* Guce
Elbasani-Teuta Jemini
Besa-Vllaznia Meta
Dinamo-Partizani Jareci
* Ndeshja luhet në Lac
** Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
*** Takimet e kthimit, 12 mars 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›