BARÇA PER RONALDON: E DUAM, POR NA KOMPLIKON GJERAT

Top-News - Barcelona vazhdon të insistojë për blerjen e Kristiano Ronaldos. Është vetë Drejtori Teknik i klubit katalanas, Tsiki Beguistajn që ka pranuar nuk është hequr dorë në asnjë mënyrë nga synimi për të sjellë portugezin e Mancester Junajted në "Kamp Nou".
Por nga ana tjetër, Beguistajn ka theksuar se ky transferim i Ronaldos është në të njëjtën kohë i komplikuar pasi bie ndesh me politiken e Barcelonës për merkaton e transferimeve.
"Në rast se një klub si Barcelona kërkon një futbollist si Kristiano Ronaldo, do të thotë se jemi duke kërkuar vetëm një futbollist, gjë që nuk është në politikën tonë - është shprehur Beguiristajn, që me këtë deklaratë nënkupton se Barcelona mund të shesë futbollistë të tjerë për të kompesuar shifrën e shpenzuar në një blerje të mundshme të mesfushorit të Mancester Junajted.
Burimi:-