Trofeu "Joti" per lojtarin me te mire

Ne sezonin 2007/08 per here te pare ne Shqiperi tifozet do te japin nje trofe per lojtarin me te mire te skuadres se tyre. Behet fjale per skuadren e Partizanit dhe trofeu eshte organizuar nga faqja e tifozave te kuq "Partizani.net".
Trofeu eshte emertuar "Joti" ne nder te njerit prej tifozave me te zjarrte te "demave" Kastriot Cema (njihej si Joti nga te gjithe), qe nderroi jete vitin e kaluar.
Per trofeun "Joti" tifozet e Partizanit votojne cdo jave per lojtaret per lojen e tyre ne ndeshjet e kampionatit. Ne fund te sezonit lojtari qe ka mbledhur me shume pike do te jete fituesi i ketij trofeu. Ftohen te gjithe tifozet qe te japin voten e tyre ne menyre qe fituesi te prezantoje sa me mire mendimin e te gjithe tifozerise se kuqe.
Eshte planifikuar qe fituesit ti jepet Trofeu "Joti" ne ndeshjen e fundit te kampionatit qe do te luhet ne Tirane kunder Dinamos.
Deri tani nga votimet e tifozeve ne "Partizani.net" eshte Gjergji Muzaka qe kryeson renditjen si lojtari me i mire i sezonit dhe me pas vjen Elis Bakaj, nje tjeter lojtar i dale nga rradhet e vete Partizanit. Megjithate eshte edhe nje faze per tu luajtur dhe gara eshte akoma e hapur.