E Shtunë, 31 Tetor 2026

LIGA E KAMPIONEVE. SOT SFIDAT ME VENDIMTARE

Top News- Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen sërish. Skuadrat janë në momentin e tyre më kritik, pasi janë ndeshjet e kthimit të 1/8 të finaleve. Në San Siro, Milan do të presë Arsenalin në një ndeshje për jetë a vdekje. Mancesteri do kërkojë të thyejë Lion, ndërsa Sevija do të kërkojë të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë me Fenerbahce.
Në San Siro Arsenal i mjafton edhe një barazim 1-1 për të kaluar në cerekfinale, ndërsa Milanit i duhet një fitore me cdo kusht. Topcinjtë e Londrës do të jenë në këtë sfidë me kuqezinjtë pa Kolo Turè dhe Eduardo e Rosicki të dëmtuar, ndërkohë që mund të jetë i pranishëm Van Persi. Përsa i përket Milanit, në sulm do të luajë 18 vjecari Pato përkrah Inxagit të mbështetur nga pas nga braziliani Kaka'. Konfirmohen se do të jenë në fushë edhe Pirlo, Nesta e Maldini.
Në ndeshjen Mancester-Lion, dyshimet e vetme për Aleks Ferguson janë për Rajan Gigs. Uellsiani pësoi një dëmtim në ndeshjen me Fulham dhe prania e tij në fushë nuk është e sigurt. Sidoqoftë, Ferguson e ka gati zëvendësuesin e tij, Nani. Ndërsa Gigs rrezikon të mbetet jashtë ndeshjes me Lion, pritet që të luajë nga minuta e parë Nemanja Vidic. Në kampin e Lion do të jetë në fushë kapiteni Kris, por Antoni Revejèr do të mungojë për shkak pezullimi
Barcelona është pothuajse e kualifikuar në cerekfinale, megjithatë për Rajkard nuk do të ketë rotacion dhe në fushë mendohet që të zbresë treshja e famshme Ronaldinjo-Eto-Mesi.
Sevija do të presë në Sancez Pizhuan skuadrën turke të Fenerbahce. Spanjollët kanë avantazhin se kanë shënuar 2 gola në Shykry Saracollu të Stambollit dhe i mjafton një rezultat minimal 1-0 për të fituar. Mergjithatë Fenberbahce është në një formë të mirë dhe mund të bëjë ndonjë befasi.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›