E Shtunë, 31 Tetor 2026

KAMPIONATI I NBA. FLUTUROJNE LAKERS EDHE BRYANT

Top News - Los Anxheles Lejkërs tashmë besojnë më shumë se kurrë për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, duke mbajtur avantazhin e një ndeshje ndaj San Antonio dhe Finiks. Viktima e radhës për skuadrën e Kobi Brajant ka qenë Portland, që është nënshtruar me shifrat 96-83 ndaj kalifornianëve. Miqtë vuajtën mungesën në sulm të Brendon Roi, duke mos dalë në lojën e vërtetë të tyre, edhe pse e nisën më mirë se Lejkërs.
Fitorja e dhjetë sezonale për kampionët e vitit 2006, Majemi Hit që kanë likujduar 107-86 Sakramento Kings. Pika kthesës e ndeshjes ishte perioda e tretë, kur Majemi detyroi rivalët të kenë një mesatare 2/20 gjuajtje, me një rekord mbrojtjeje në shtëpi. Për tu vecuar paraqitja e Merion me 24 pikë në total.
Hjuston Rokets të mbetur jetimë nga dëmtimi i Jao Ming kanë reaguar mirë në ndeshjen ndaj Uizards, duke fituar me një diferencë prej 25 pikësh. Teksanët kanë marrë kështu dhe fitoren e 13-të radhazi, megjithëse tani do ti duhet të bëjnë pa gjigantin kinez.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›