E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA, DEMTOHET YAO MING. PERFUNDON SEZONI PER KINEZIN

Top News - Shfaqen problemet në kampin e Hjuston Rokets. Skuadra teksane që po jeton momentin më të mirë të saj pas 12 fitoreve radhazi, humbi për pjesën tjetër të sezonit qendrën e saj Yao Ming. Gjiganti kinez ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë, dëmtim ky që rezultoi shumë i rëndë, pasi Hjuston nuk do të ketë shërbimin e tij në ndeshjet më të rëndësishme.
Yao Ming ishte ai që bënte diferencën për Rokets ne fitoret e fundit te saj me 22 pikë dhe 10.8 topa në tabelë për ndeshje, por mungesa e tij tani i komplikon gjërat për skuadrën e drejtuar nga Rik Edelman. Mungesa e Yao do të ndikojë në paraqitjet e Hjuston, e cila duket se do të dalë jashtë luftës për titull në Konferencën e Perëndimit, madje do të lodhet shumë për të prerë një biletë për në fazen e Plej Offit.
Tashmë për Hjuston mbetet gjithcka në dorë të Trejsi Mekgredi për sulmin, ndërkohë që në lojën në tabelë, Edelamn do të besojë tek Dikembe Mutombo, që gjithsesi nuk është se ka barë ndonjë paraqitje të mirë në këtë kampionat në NBA.

Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›