E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mema dhe Tirana kalojnë në çerekfinale

Tirana nuk e pati aspak të vështirë kalimin në tetë më të mirat e edicionit të 56-të Kupës së Shqipërisë duke arritur një fitore 3-1 me Lacin (takimi i parë: 1-1).
Gjithsesi, emocionet në "Selman Stërmasi" nuk munguan, kjo edhe falë përpjekjeve të Lacit, që arriti të shënojë një gol me anë të Shazivarit (17'), vetëm tre minuta pasi goleadori më i mirë në historinë e bardhebluve, Indrit Fortuzi, kishte realizuar në minutën e 14-të. Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafaj në të 19' e kaloi sërish në avantazh
Tiranën për të mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.
Në fraksionin e dytë për të qetësuar trajnerin Sulejman Starova mendoi mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, i cili shënoi golin e sigurisë në minutën e 50-të.
Tirana, 13-herë fituese e Kupës së Shqipërisë (29 herë në cerekfinale) do të përballet në turin e tretë me Kastriotin, që nga ana e tij eliminoi Flamurtarin (1-0, 1-1) në fushën asnjanjëse "Tofik Jashari" në Shijak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›