Tension dhe emocione, kalon Elbasani

Emocione të jashtëzakonshme në "Ruzhdi Bizhuta" në fitoren madhështore 3-0 të Elbasanit në 120 minuta lojë, që solli edhe përmbysjen e madhe të verdhebluve të Krenar Alimehmetit (doli me karton të kuq) ndaj Shkumbinit, që jo vetëm kishte fituar dy javë më parë 2-0 në Peqin, por edhe që e kishte mposhtur dy herë rresht brenda 10 ditëve 2 herë fituesit e Kupës së Shqipërisë.
Një një stadium entuziast (rreth 6 mijë shikues, 2 mijë nga Peqin) dhe të paralajmëruar nga presidenti Arben Laze për përjashtim të lojtarëve titullarë, në prani të forcave të shumta policore (rreth 300 punonjës të rendit) takimi pati një ritëm të lartë e grintë nga lojtarët e dy kampeve, ku jo ta pakta ishin ndërhyrjet e parregullta, të nxitura këto edhe nga presioni i dy tifozerive në një ditë "ekstaze", të cilat nuk kursyen as gjyqtarin e takimit Sokol Cekaj.
Golat e mesfushorit Endri Dalipi (31') e në të dytën të sulmuesit Ardian Nuhiu (75') vendosën ekulibrat në 90 minutat e rregullta (2-2) për ta zgjidhur dilenë në 30 minutat e kohës shtesë, për t'i lënë radhën mbrojtësit maqedonas Nikola Karcev për të sigluar golin e tretë në minutën e 108-të e për të cuar Elbasanin për herë të 30-të në cerkefinalet e Kupës së Shqipërisë me synimin fitimin Kupës së tretë të Shqipërisë, që i mungon që nga viti 1992.
Elbasani do të përballet në turin cerekfinal me Teutën, 3-herë fituese e Kupës së Shqipërisë ( e fundit në vitin 2005).