E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, sot percaktohen tete cerekfinalistet

Ndeshjet e kthimit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë, me përfundimet e rezultateve të tyre, do të përcaktojnë edhe tetë ekipet cerekfinaliste të edicionit të 56-të të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Ndryshe nga ndeshjet e para dy javë më parë, ato të kthimit shënojnë edhe debutimin e dy trajnerëve të rinj, dy Ilirëve: Dajës te Dinamo dhe Gjylës te Besëlidhja. Parashikimet janë të shumta, nisur edhe nga rezultatet (në kllapa) e ndeshjeve të para dhe nga përfundimi i tyre varet edhe fati i dy trajnerëve të tjerë: Krenar Alimehmetit (Elbasani) dhe Vasil Bicit (Kastrioti).
Tirana është skuadra që ka diskutuar më shumë cerekfinale, plot 44 herë, 1 më shumë se Partizani, Vllaznia, por është skuadra e "kuqe" ajo që ka qenë më shpesh në finale: 23 të tilla, ku ka mundur të fitojë 15 trofe. Tirana dhe Dinamo kanë fituar nga 13 të tilla, Vllaznia 5, Teuta 3, Elbasani 2, Flamurtari 2, Apolonia 1, Besa 1, që është dhe fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë. Ky është edicioni i 56-të i Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›