E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta-Flamurtari, kujtimet e hidhura të vlonjatëve

ASport-Teuta, do të përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum pushimin e një jave më parë, kur përfitoi nga shtyrja e ndeshjes me Apoloninë e Fierit. Një javë më pas, durrsakët do të përballen me një tjetër kundërshtar të ardhur nga Kategoria e Parë: Flamurtarin.
Kujtime të hidhura
Në takimin e fazës së parë, formacioni i Sulejman Starovës fitoi 2-1 në një ndeshje që prodhoi shumë polemika në lidhje me vendimet e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, e që solli edhe pezullimin e stadiumit "Flamurtari" për tre javë si dhe ndëshkimin e drejtuesve kryesorë të Klubit Flamurtari, përfshirë edhe sekretarin Sokol Kushta. Njëmbëdhjetë javë më pas, situata është thuajse e njëjtë përsa i përket diferencës së pikëve: edhe tani në para javës së 15-të ashtu si dhe para javës së 4-t, diferenca është pesë pikë.
Të paktën, një
Në javën e 14-të, Flamurtari humbi në shtëpi me Elbasanin (0-2), një humbje që u konsiderua nga një pjesë e medias sportive si e shitur nga dy lojtarë me ngjyrë: kongolezit Ricard Bokotola dhe nigerianit Roxher Pandong. Në përballjen me Teutën, tekniku Eqerem Memushi, synon të marrë të paktën një pikë, edhe pse do të luajë kundër një kundërshtari tepër të motivuar për fitoren. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara jashtë fushës, vlonjatët kanë arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.
Thatësira durrsake
Teuta nuk po e gjen golin prej 180 minutash, pavarsisht se në gjirin e saj ka dy ekspertë golash si Daniel Xhafaj dhe Bledar Mancaku. Vlonjati i Teutës, Xhafaj ka shënuar 7 gola po aq sa dhe golashënuesi më i mirë i Flamurtarit, Roland Nënaj. Flamurtari, me 22 gola të realizuar ka sulmin e dytë më të mirë në kampionat pas Tiranës, (29), edhe pse dy ekipet në 14 javë kanë arritur nga pesë fitore.
Synimi: tri pikë
Teuta konsiderohet si një nga ekipet favorite për të fituar titullin kampion, që do të ishte edhe i dyti i klubit me moshë 84 vjecare. Për sulmuesin Bledar Mancaku, është e qartë, se nëse ekipi i tij do të rruajë ritmet e ekipeve kryesuese: Tirana, Elbasani, Partizani, nuk duhet të humbasë qoftë edhe një pikë me skuadrat e konsideruara të nivelit të dytë. "Synimi ynë i vetëm do të jetë fitorja", është shprehur autori i tre golave me Teutën, të gjithë të shënuar nga pikë e bardhë, një prej të cilëvë edhe ndaj Teutës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›