E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Besa, Hasan Lika në mes

Asport-Partizani-Besa dhe Teuta-Flamurtari janë dy ndeshjet e parakohshme të javës së 15-të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Hasan Likës vinë në përballjen e dytë sezonale me kavajasit pas barazimit të marrë në Gjirokastër, ndërkohë që kundështarët e tyre, arritën të njëjtin rezultat (0-0) me Dinamon shtatë ditë më parë. Dy ekipet vinë në përballjen e së premtes, në pozita thuajse ekstremisht të kundërta: Partizani në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Besa në të dhjetin me 15 pikë.
Lika në mes
Sfida e nësërme ka një aromë të vecantë për trajnerin e Partizanit, Hasan Lika. Ish-trajneri i Kombëtares U-21 e nisi sezonin si trajner i Besës, post që e mbajti deri në javën e katërt të Kampionatit të 68-të Kombëtar, duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes 2-0 me Partizanin (ndeshje e zhvilluar në Durrës). Kjo është edhe sfida e parë e tij ndaj Besës, që sot drejtohet nga trajneri i tretë sezonal, Vasil Bici.
Tërësisht sulmuese
Partizani edhe pse ka shënuar 16 gola në 14 javët e zhvilluara, sulmi i pestë më i mirë i kampionatit (1.14 gola për ndeshje), vuan nga mungesa e golave të shënuara nga sulmuesit e mirëfilltë, që thuajse kanë një fazë të tërë pa shënuar në portat kundërshtare. Për cudi, goli i fundit i shënuar nga një sulmues i të kuqve, i përket 20-vjecarit Arbër Abilaiaj, dhe ky i shënuar kundër Besës, në javën e 4-t të kampionatit. Trajneri Lika, gjatë stërvitjeve të tij gjatë kësaj jave ka ideuar skema me dy sulmuesë të mirëfilltë, ku në repartin ofensiv priten të rreshtohen kapiteni Bylylkbashi dhe vlonjtati Abilaliaj.
Transfertat e Besës
Partizani është ekipi që udhëheq renditjen në klasfikimin special të pikëve të marra në transfertë (13), ndërkohë që Besa, konsiderohet si ekip më i suksesshëm jashtë se sa në shtëpi, ku ende ka fituar një nga shtatë takimet e zhvilluara. Në shtatë takimet e zhvilluara jashtë Kavajës, Besa ka mundur të fitojë 3 takime, barazojë 1, dhe humbur 3. Tekniku Vasil Bici në dy ndeshjet e para në drejtimin e Besës ka marrë një humbje me Vllazninë (1-0) dhe një barazim Dinamon (0-0). Në kryeqytet Bici synon fitoren e parë të Besës, që do t'i jepnin mundësi skuadrës kavajase të largohej sa më shumë nga zona që të con në Kategorinë e Parë.
Golashënuesit
Nëse Dorian Bylkbashi u shpall sezonin 2004-2005, golashënuesi më i mirë i Partizanit dhe kampionatit të 66-të me 24 gola, finalizimet e tij mungojnë në 14 takimet e para. Asnjë gol për kapitenin e të kuqve, rekordi më negativ i ish-lojtarit të Kombëtares. Muzaka është golashënuesi më i mirë i Partizanit me 3 gola, ndërkohë që 16 golat mbajnë firmat e 8 autorëve. Cuditërisht, edhe te Besa, më prodhimtari është një mbrojtës: shkodrani Elvis Kraja, autor i katër golave, ndër të cilët një me penallti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›