E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, goli i parë shqiptar në “Champions”

Besart Berisha ka shënuar golin e parë shqiptar në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi shqiptar i Hamburgut ka shfrytëzuare më së miri mundësinë e parë që i është dhënë nga trajneri Thomas Doll, i cili e ka aktivizuar për herë të parë si titullar që prejse i ishte bashkuar skuadrës gjermane në fillim të këtij sezoni. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën, përballë rusëve të CSKA-së së Moskës, ka qenë e fundit për Hamburgun e Berishës në këtë sezon. Rusët ishin kaluar të parët në epërsi në minutën e 23-të, me golin e shënuar nga Ivica Olic nga penalltia, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë ka ardhur përgjigja e skuadrës gjermane që barazon rezultatin me golin e Besart Berishës. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me barazim, ndërsa në të dytën megjithëse e kanë parë veten përsëri në disavantazh, kanë arritur që të shënojnë fitore me rezultatin 3:2, me golat e shënuar nga Van der Vaart dhe Sanogo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›