E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kicker: “Berisha shfrytëzon rastin e tij të parë”

"Berisha shfrytëzon rastin e tij të parë". Ky ishte titulli i edicionit on-line të revistës prestigjioze gjermane "Kicker". Sulmuesi i ri i Hamburgut në kampionatin gjerman dhe i përfaqësueses shqiptare, Besart Berisha shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve, në fitoren 3-2 të Hamburgut me CSKA-në e Moskës, një gol që e ka bërë median gjermane të shkruajë gjatë për të. Më në fund, Hamburgu dha sinjalet pozitive që priteshin nga të gjithë. "Për shembull, - shkruan "kicker.de", - Besart Berisha. Shqiptari 21-vjecar, u lejua për herë të parë të luante nga fillimi, dhe arriti ta shfrytëzojë në maksimum shansin e tij, duke shënuar gol". Djaloshi i ri është i lumtur: "Unë e kam pritur gjatë për këtë moment. Tani unë dua të mos e lëshoj më".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›