E Shtunë, 31 Tetor 2026

KASH dhe Konfindustria: Parlamenti të miratojë ligjin për mbetjet

TIRANË- Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Konfindustria Shqiptare kanë kërkuar nga Parlamenti miratimin e ligjit të mbetjeve.

Kryetari i KASH-it, Enver Ferizaj ka deklaruar se procesi i riciklimit te mbetjeve është i pranuar nga Bashkimi Europian dhe ndihmon në reduktimin e mbeturinave në rrugë.

"Ne kërkojmë, që bizneset e këtij sektori, produktin e prodhuar të kenë mundësi t’a eksportojnë në vendet e Bashkimit Europian, nga ku dhe importohen keto mbetje. Në një kohë që sot ne vendin tone fabrikat e riciklimit përpunojnë rreth 30% të mbetjeve të vendit dhe 70% të importit, nderkohe qe Shqipëria ka kapacitet për të përpunuar 800 mijë tonë mbetje inorganike në vit”,- theksoi presidenti i KASH.

Ndërsa Presidenti i Konfindustrisë, Hajredin Fratari, në lidhje me sigurinë doganore të importit të mbetjeve, theksoi se "kapacitetet aktuale të kontrollit në pikat doganore të Shqipërisë janë në një nivel të lartë sigurie". Sipas tij, doganat shqiptare tashmë janë certifikuar nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe siguria e kontrollit garanton zbatimin e ligjit për importin e mbetjeve.

KASH dhe Konfindustria i kërkojnë Qeverisë të akordojë fonde për ndërgjegjësimin e qytetarëve në seleksionimin e mbeturinave që në burim në tre kategori (Plastike, Qelq e Karton).
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ambientalistët kundërshtojnë ligjin e mbetjeve Durrës, firmoset peticioni kundër importit të mbetjeve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›