E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: 40% e shqiptarëve refuzojnë të përgjigjen për etninë dhe fenë

Sipas Aleancës Kuqezi, qytetarët në një masë prej 40%, deri tani kanë refuzuar tu përgjigjen pyetjeve të Censusit për etninë dhe fenë. Deklarata e AK-së vjen një javë pas nisjes së procesit, për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

Tentativa për të vendosur pyetjet mbi kombësinë dhe mbi fenë kundër vullnetit të popullit dhe kundër parimeve Kushtetuese, mund të quhet e dështuar, thuhet në deklaratën e AK-së.

Po ashtu kjo aleancë pretendon se ka të dhëna se shumë anketues po përdorin lapsin në plotësimin e formularit duke lënë hapësira për abuzim dhe ndryshime të të dhënave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›