Ridvan Bode, personazh i botës rozë, nis bashkëjetesën me një 37-vjeçare (FOTO)
Ministri i Financave, Ridvan Bode, është kthyer në një personazh për lajmet rozë. Në moshën 53-vjeçare, Bode ka nisur bashkëjetesën me një pedagoge 37-vjeçare. Bëhet fjalë për pedagogen e së Drejtës Penale, Jola Xhafo, me të cilën, sipas Panoramës, që ka sjellë edhe disa foto, Bode bashkëjeton prej dy muajsh.
Bode tashmë ka filluar të shfaqe në publik me të dashurën e vet dhe në fotot e paraqitura më poshtë, ai shihet nën shoqërinë e Agim Zeqos, pronarit të Red Bull, ndërsa pak më tutje ndodhet edhe Aleksandër Frangaj.
Ridvan Bode ka mbetur i ve prej tre vjetësh dhe ka një vajzë 25 vjeçe, e cila është me studime jashtë dhe një djalë 21 vjeç, i cili jeton pjesërisht me të atin dhe bashkëshorten e re të tij.

