E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhin makinen e policit, kapen 4 te rinj

TROPOJE - Kater te rinj, nga qyteti i Bajram Currit, akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vjedhur automjetin e nje oficeri policie. Burime nga Komisariati i Policise se Tropojes thane dje se Elton Kuca, Ekzon Prengzi, Fatjon Selimi dhe Almadin Isufi, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, rreth mesdites se dy diteve me pare, vodhen mjetin qe ishte parkuar ne afersi te qendres se qytetit te Bajram Currit, ndersa pronari i tij ishte ulur ne nje lokal aty prane. Te njejtat burime shtuan se vetura ishte prone e Gezim Bashes, me detyre pergjegjes kuadri ne policine kufitare te Qafe- Morines. Te rinjte pas ketij akti kane udhetuar me mjetin ne drejtim te fshatit Llugaj, rreth 8 km larg qytetit te Bajram Currit, ku pesuan nje aksident. Pas kesaj, 4 djemte vendosen te digjnin mjetin, per te fshehur gjurmet e krimit. Policia, qe ishte vene ne ndjekje te te rinjve pas denoncimit qe punonjesi i policise kufitare kishte bere, mundi t’i prangose autoret e kesaj ngjarjeje mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Burime nga Komisariati i Policise se Tropojes thane se nga hetimet paraprake rezulton se ata ishin ne gjendje te dehur ne momentin e vjedhjes se makines. Kater te rinjte do te akuzohen per “vjedhje” dhe “demtim te prones”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›