E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ja surprizat dhe risite e festivalit te femijeve”

Vetem pak dite perpara nisjes se edicionit te 46-te te Festivalit te Femijeve ne Shkoder, gjithcka eshte gati ne pritje te vogelusheve. Jane 30 pjesemarres ne kete eveniment te rendesishem, i vetmi i ketij lloji ne vendin tone. Prej 46 vjetesh, Shkodra eshte shnderruar ne qytetin prites te femijeve, ne festivalin, qe tashme eshte identifikuar me kete qytet. Surpriza, muzike, argetim dhe gjithcka tjeter, qe lidhet me boten e femijeve. Qe nga 13 qershori, Shkodra do te shnderrohet ne nje skene alegrie. Gjithcka do te ndodhe ne qytetin verior pergjate tri diteve i rrefen drejtori i Festivalit, Kujtim Alia.

Cfare te rejash sjell per vogelushet edicioni i 46-te i Festivalit te Shkodres?

Elementi i pare eshte skena. Pas jubileut nje vit me pare, festivali eshte kthyer ne traditen klasike. Nga Pallati i Sportit eshte vendosur serish ne Teatrin “Migjeni”. Dhe natyrisht ne varesi te skenes eshte ndertuar edhe skenografia. E vecanta e ketij viti eshte edhe mosha e femijeve. Ata i perkasin nje brezi me te vogel se zakonisht, me qellim qe bota e tyre te jete me shume prezent. Kete vit festivalin e kemi futur midis femijeve. Gjithashtu, risi do te kete edhe ne menyren e prezantimit. Kemi dale disi nga formati tradicional femer-mashkull, duke krijuar dy personazhe te reja, posacerisht per festivalin. Ata do te shfaqen edhe permes bashkebisedimit me prezantuesen. Te mos harrojme se kete vit festivali eshte shume i pasur ne gjeografi, me pjesemarrjen e femijeve jo vetem nga shume qytete te vendit, por edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Dua te theksoj se ky festival eshte i vetmi realitet shqiptar, ku kendohet live. Kjo i ben femijet origjinale, te mos imitojne te rriturit dhe te perqendrohen te kenga.

Spektatoret e ketij evenimenti, pritet te jene vetem femije, apo edhe te rritur?

Spektatore jane femijet dhe te rriturit njekohesisht. Eshte nje event i kerkueshem, sepse krahas krijuesve te rinj, nuk mungojne mjeshtrit e njohur te kompozimit qe nga Shpetim Kushta tek Alfred Kacinari, Klodian Qafoku, Edmond Zhulali, Shpetim Saraci e deri te Naim Krasniqi.

Cilet jane disa nga bashkepunetoret tuaj ne kete edicion te festivalit?

Jane shume ata, qe kane kontribuar ne kete festival. Do te vecoja regjisorin Osman Mula, skenografin Adnand Kastrati, skenaristen dhe prezantuesen Manjola Lloja, redaktorin pergjegjes, Bardhyl Hysa, si dhe udheheqesin artistik Roland Guli.

Ndonese jemi ende, pak dite perpara nisjes se festivalit, mund te themi se cilat jane cmimet, qe do te ndahen per vogelushet dhe si do te vleresohen ata?

Festivali ka 3 cmime per kenget dhe 4 cmime per kengetaret. Edhe kete vit, ashtu si nje vit me pare, jane vete femijet ata, qe do te votojne njeri-tjetrin. Praktika e vitit te kaluar tregoi se ata votojne drejte, pa xhelozi apo inate personale dhe nuk gabojne.

Festivali live i femijeve

Festivali i 46-te i Kenges ne Shkoder cdo vit ka qene i pasur ne shperndarjen gjeografike te pjesemarresve. Mirepo kete vit, drejtori Alia rrefen se, “kete fakt nuk duhet kurrsesi ta harrojme, pasi pjesemarres jane femije jo vetem nga shume qytete te vendit, por edhe nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia”. Eshte jo pak per t’u admiruar talenti i femijeve pjesemarres, pasi te gjithe konkurrentet kendojne live. Kete e thekson edhe Alia, i cili pohon: “Eshte i vetmi realitet shqiptar, ku kendohet live. Kjo i ben femijet origjinale, te mos imitojne te rriturit dhe te perqendrohen te kenga”.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›