E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti per token, tritol bashkepronarit

Nje sasi eksplozivi eshte vendosur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme prane mjediseve te ish-Kampit te Punetoreve ne Qafe-Shtame te rrethit te Krujes. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se eshte ndaluar dje 20-vjecari Saimir Brahimi, banues ne fshatin Cudhi, te rrethit te Krujes. Nga te dhenat e para, rezulton se eksplozivi eshte vendosur per motive qe lidhen me konfliktet e pronesise ne lidhje me ndertesat e ish-Kampit te Punetoreve ne zonen turistike te Qafe-Shtames. Kjo pasi si i akuzuari, edhe i demtuari, rezultojne bashkepronare ne keto ambiente dhe kane pasur konflikte te vjetra. Policia tha se tritoli ishte vendosur prane lokalit ne pronesi te 50-vjecarit me iniciale L.B., edhe ky banues ne fshatin Cudhi. Nga shperthimi jane konstatuar deme te vogla materiale, ndersa nuk ka pasur deme ne njerez. Policia tha se grupi i eksperteve mblodhi provat materiale te gjetura ne vendngjarje, ndersa hetimet e mevonshme zbardhen motivin dhe autorin.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›