E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 28-vjecarja, akuza mjekeve

Xhemil Beharaj

Nje 28-vjecare, nga fshati Karbunare, i rrethit te Lushnjes, e vetehelmuar kater dite me pare, ka nderruar jete ne oret e para te mengjesit te djeshem ne spitalin civil te Lushnjes. Prinderit e Mimoza Dervishit kane akuzuar mjeket per neglizhence, qe solli si pasoje vdekjen e vajzes se tyre, duke depozituar ne Komisariatin e Policise se Lushnjes nje kallezim penal. Burime nga uniformat blu konfirmojne faktin se ndaj dy mjekeve te repartit patologjik, te spitalit civil te Lushnjes, emrat e te cileve nuk behen te ditur, Prokuroria e Rrethit te Lushnjes ka nisur hetimin per vepren penale te “shperdorimit te detyres”. Mimoza Dervishi dyshohet se ka kryer gjestin e vetehelmimit, per shkak te nje lidhjeje te deshtuar dashurie, e cila e kishte cuar ne nje gjendje te renduar depresive. Vajza 28-vjecare ka marre nje sasi herbicidi, qe babai i saj e perdorte per te sperkatur hardhine dhe druret e tjere frutore te kopshtit. Ndersa ndodhej e vetme ne shtepi, ajo ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme te helmit. Pas disa minutash, ka filluar te ndjeje shqetesimet e para. Ndersa ka mberritur ne banese nena e saj, e ka gjetur 28-vjecaren te shtrire ne kolltuk, ne sallonin e shtepise. Vajza kishte puls te dobet, ndersa dyshemeja ishte mbuluar me te vjella. Nena e saj i ka telefonuar bashkeshortit, i cili e ka derguar vajzen me urgjence ne spitalin civil te Lushnjes. Ne kallezimin e tyre penal, dy prinderit treguan se gjate dy diteve te para, vajzes iu bene te gjitha sherbimet e nevojshme. Ajo iu nenshtrua nje lavazhi stomaku, antidoteve dhe serumeve. Vajza eshte vendosur ne terapi intensive qe ne momentet e para kur ka mberritur ne spital, dhe shpresat per shpetimin e jetes se saj ishin te konsiderueshme. “Mjeket na thane se vajza ishte me mire, por duhet te kalonin 72 ore per te konsideruar te kapercyer rrezikun per jeten”, treguan prinderit. Ne te vertete, vajza ka nderruar jete pikerisht ne diten e trete te qendrimit ne spital. “Ne akuzojme mjeket, te cilet kane lene pas dore vajzen ne diten e trete te kurimit te saj ne spital”, jane shprehur prinderit perpara oficereve te policise gjyqesore, te cilet moren kallezimin e tyre penal. Sipas tyre, 28-vjecarja ishte drejt permiresimit dhe ajo nuk mund te vdiste ne ate menyre. Familjaret treguan gjithashtu se ata kane mbetur te shokuar nga lajmi per vdekjen e Mimozes dhe kane kerkuar shpjegime nga mjeket, por arsyet e paraqitura prej tyre nuk u jane dukur bindese. Ne keto kushte, ata kane paraqitur kallezimin penal, ndersa ekspertet e mjekesise ligjore po punojne per te zbardhur shkakun e vdekjes se 28-vjecares. Burimet policore nuk saktesuan nese mjeket e akuzuar u kane kerkuar para familjareve, pasi e konsiderojne pjese te sekretit hetimor. Trupi i Mimoza Dervishit eshte derguar dje ne morgun e spitalit civil te Lushnjes, ku i eshte nenshtruar autopsise, nga e cila do te dale nje akt-ekspertimi, qe do te administrohet ne cilesine e proves.

Precedenti, vdekja e Matildes

Ne prill te ketij viti, nje 17-vjecare nga qyteti i Korces nderroi jete, pas nje operacioni ne bajame. Familjaret e saj akuzuan kirurgun Xhevahir Hoxhallari, se kishte kryer nderhyrje te gabuar, duke depozituar kallezim penal.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›