E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi baneses se Thacit, nis gjyqi

Ne gjykaten e qarkut ne Prishtine, ka filluar procesi gjyqesor ndaj, Fazlli Sejdiut, 19 vjec, i cili akuzohet per sulm ndaj shtepise se kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe familjes se tij. Fazli Sejdiu, me vendbanim ne Prishtine, tentoi te premten ne mesnate te futet ne shtepine e Kryeministrit Thaci, mirepo ai u ndalua nga sigurimi i Kryeministrit, ku u plagos nga armet e zjarrit. Nga hetimet e para te policise, u tha se i dyshuari ka kryer veper penale me qellim perfitimi material, duke tentuar te vjedhe ne shtepine e kryeministrit, pa e ditur se ajo eshte shtepia e Hashim Thacit.

Qeveria e Kosoves dhe institucionet tjera te vendit vazhdojne ta cilesojne kete rast si sulm ndaj Kryeministrit dhe familjes se tij dhe kane kerkuar nga organet e rendit qe ta zbardhin rastin ne teresi dhe fajtori te marre denimin e merituar. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ne nje deklarate te tij, tha se qeveria e Kosoves eshte e vendosur te vazhdoje betejen kunder se keqes, per te miren e vendit dhe te gjithe qytetareve te saj. Madje, ai tha se ata qe jane kunder bartesve te institucioneve dhe pavaresise do te ndeshkohen nga ligji dhe nga vota e qytetareve. Kryeministri nuk pranoi te thote, nese prapa ketij sulmi qendron ndonje formacion politik edhe pse ne reagimin e pare te qeverise te bere nga zevendeskryeministri Hajredin Kuci, u la te nenkuptohej se prapa sulmit mund te qendroje ndonje formacion politik. "Fakti qe dikush ka bere perpjekje ta lendoje kryeministrin dhe familjen e tij, per cfaredo motive, nuk eshte vetem veprim kriminal por, qe kalon cfaredo kufiri te urrejtjeve qofte edhe padurimin apo urrejtjen politike”, tha Kuci.

Si rrjedhoje e kesaj situate te rende, qeveria ka urdheruar ngritjen e masave te sigurise per bartesit e institucioneve te Kosoves dhe per qytetaret e Republikes se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›