KE: Autoritet kosovare s’kanë strategji për të luftuar krimin
Bruksel (start)-Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili publikohet me 5 nëntor thuhet se në përgjithësi, ka pasur përparime politike në vend, por se skena politike ka qenë e dominuar nga shpallja e pavarësisë nё muajin shkurt. Edhe për Kosovën, çështja e korrupsionit mbetet problematike. Raporti kritikon autoritetet shtetërore për mosangazhim tё mjaftueshëm nё luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Në raportin për Kosovën, një kopje e të cilit është siguruar nga Radio Televizioni i Kosovës, thuhet se autoritetet kosovare, nuk kanë strategji se si ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu sistemi gjyqësor, sipas raportit, ka mangësi tё mëdha.
Ndonëse pranohet se nё Kosovë ka përparim nё lirinë e tё shprehurit, analiza e Komisionit Evropian vëren se mediat në vend mbesin tё, “ndjeshme” ndaj ndikimit politik.
Me rëndësi në raport, është edhe veriu i Kosovës, ku Serbia kritikohet se ndihmuar nё krijimin e sistemeve paralele tё cilat veprojnë edhe sot nё Kosovë.