Maqedoni, Ministrja e Kulturës diskriminon shqiptarët
Shkup (start)-Në Maqedoni ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska - Milevska vazhdon me diskriminimin ndaj te punësuarve shqiptar. Me degradimin e fundit te 55 punonjësve shqiptarë të kësaj ministrie, kjo ministri tashme i ngjan me shume kasaphanës sesa një ministrie të një shteti që kërkon anëtarësim ne BE.
Mbi 50 të punësuar shqiptarë me vendim të Ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska janë degraduar duke u sistemuar në Drejtorinë e avancimit të kulturave të pakicave jo shqiptare dhe jo maqedonase.
Reagimi është bërë nga nëpunësit shqiptarë të cilët theksuan se “me këtë vendim ministrja Kançevska-Milevska ka diskriminuar afër 55 kuadro shqiptare duke i degraduar në Drejtorinë e avancimit të kulturave të pakicave kombëtare ku bëjnë pjesë romët, turqit, serbët, vllehët, boshnjakët, etj”.
"Nuk do të lejojmë që të merren vendime të këtilla me prapavijë politike. Jemi pranuar me konkurs dhe duam trajtim të njëllojtë me koleget tanë maqedonas. Ky është një diskriminim dhe një akt i ulet", theksoi njeri nga të punësuarit në këtë ministri.
Ky është vendimi i dytë i ministres së Kulturës që shkelë parimin e sistematizimit dhe përfaqësimit të shqiptarëve në dikasterin e kulturës. Në fillim të kësaj jave me vendim të ministres u formua Këshilli për Kulturë, në të cilin nuk u përfshi asnjë kuadër apo përfaqësues i kulturës shqiptare.
Partia shqiptare në pushtet BDI në Ministrinë e Kulturës nuk përfaqësohet me asnjë post të lartë politik, por drejtues të saj deklaruan se së shpejti do të drejtojnë një nga tre postet më të larta në këtë dikaster.