Mitrovicë, përleshje midis të rinjve shqiptarë dhe serbë
Mitrovicë (start)- Natën e shkuar të rinj shqiptarë dhe serbë në qytetin verior të Kosovës, në Mitrovicë kanë shkrehur armë të ftohta midis tyre, por për fat nuk ka pasur asnjë të plagosur rëndë. Të rinjtë e dy kombësive, janë mbledhur në fshatin Suhadoll, por ata janë shpërndarë menjëherë forcat policore kosovare si dhe ato të KFOR-it.
"Besohet se rreth 20 persona nga të dy grupet etnike (shqiptarë dhe serbë), janë tubuar në mes të fshatit Suhadoll dhe lagjes “Kroi i Vitakut”, mirëpo forcat policore të SHPK-së, UNMIK-ut dhe pjesëtarë të KFOR-it, kanë arritur që të vejnë situatën nën kontroll duke mbajtur në distancë prej 200 metrash, personat e tubuar për të evituar problemet e mëtejme", thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas policisë shkak i incidentit, është bërë një kompani për ndërtimin e shtëpive për shqiptarët, e cila ka dashur të ndalojë punimet dhe të largohet. Në këtë moment, të rinjtë shqiptarë dhe serbë janë grumbulluar në vendngjarje, duke zhvilluar edhe përleshje fizike midis tyre, duke vënë në përdorim shufra druri dhe metali.
Policia nuk arrestuar asnjë person si të dyshuar për inicimin e kësaj situate, por po vijojnë hetime për të zbardhur shkaktarët.