Zanieri dhe Ladley në Beograd, bisedimet mbi 6 pika
Beograd (start)-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier dhe i dërguari i OKB-së, Andrew Ladley, kanë vizituar Beogradin, ku kanë biseduar me zyrtarët serbë mbi gjashtë pika të propozuara nga Ban Ki Moon. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko ka thënë se Zannier është kthyer nga Beogradi në Prishtinë, ku së shpejti do bisedojë edhe me zyrtarët kosovarë për këtë çështje. Ndërsa, Ladley do mbetet në Beograd.
Ivanko ka thënë se UNMIK-u do të ndihmojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për fushat e policisë, drejtësisë, kufijve, doganave, infrastrukturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të adresuar nga Ban ki-Moon në një letër dërguar në qershor të këtij viti presidentit serb.
///rel-start///