E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Autoriteti i Konkurrencës të arrije standardet europiane

TIRANE- Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo raportoi në Komisionin e Ekonomisë mbi progres-raportin e Komisionit Europian në fushën e konkurrencës. Në fjalën e saj, Milo tha se vlerësimet e Komisionit Europian në fushën e konkurrencës për arritjen e standarteve europiane janë pjesë përbërëse e kapitullit për tregun e brendshëm dhe pasqyrojnë veprimtarinë shumë dimensionale të Autoritetit të Konkurrencës në arritjen e standarteve europiane të një ekonomie tregu funksionale.
E vetmja pikë që mbetet për tu zgjidhur dhe që shënohet në raport është miratimi i ndryshimeve në ligjin, “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Autoriteti e ka njoftuar në mënyrë të vazhdueshme Kuvendin, mbi draftin e përgatitur me asistencën e GTZ-së si dhe po ndjek procedurat me Këshillin e Ministrave për ta sjellë sa më shpejt në axhendën e Komisionit të Ekonomisë për diskutim dhe miratim nga Kuvendi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›