TVSH për energjinë, qeveria nuk do ta ulë përpara vitit 2011
TIRANE- Qytetarët dhe bizneset mund të shpresojnë në një ulje të TVSH-së për energjinë vetëm pas vitit 2011. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka deklaruar gjatë një dreke pune me anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregëtisë se kjo lehtësi do të ndërmerret nga qeveria vetëm gjatë viteve të fundit të këtij mandati. Kjo për shkak të ndikimit negativ në buxhet të krizës globale, e cila është shoqëruar me ulje të nivelit të të ardhurave.
Në pamundësi për të ulur TVSH-në për energjinë, qeveria ka vendosur të heqë këtë taksë për importin e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për prodhim, duke synuar kështu të stimulojë ekonominë.
Ministri prifti u ka bërë thirrje sipërmarrësve të Dhomës Amerikane të Tregëtisë të marrin pjesë në tenderat që do të shpallë qeveria për projekte të rëndësishme, si ato të zonave të lira ekonomike.
Për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë dhe konkurencë të ndershme në këto prokurime, Ministria e Ekonomisë u ka dorëzuar 27 Ambasadave listën e projekteve dhe procedurave të tenderave me qëllim që të ftohen sa më shumë kompani të huaja.
(e.n/news24/BalkanWeb)