E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Barroso cakton komisionerët e rinj

Caktimi i politikanit francez u kundërshtuar ashpër nga britanikët
Kreu i Komisionit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka njoftuar zyrtarët e ëmëruar prej tij si anëtarë të rinj të komisionit.
Komisionerët, një prej secilit vend anëtar, janë përgjegjës për propozimin e ligjeve të reja të BE-së.
Tre postet më të mëdha ekonomike në Komisionin e ri evropian janë dhënë tre zyrtarëve me eksperiencë të gjatë.
Ollie Rehn, që ka qënë që prej tre vjetësh komisioner për Zgjerimin, do të jetë komisioneri për çështje monetare.
Joaquin Almunia do të mbikëqyr konkurencën duke lëvizur nga çështjet monetare.
Ndërsa tregu i brendshëm, arritja për të cilën BE-ja është shumë krenare do të mbikëqyret nga politikani veteran Michel Barnier.
Detyra e zotit Barnier ka të bëjë me çështjet e tregut të brendshëm përfshirë edhe reformat kryesore financiare në sektorët e shërbimeve.
Emërimi i tij u kundërshtuar fortë nga ana e britanikëve. Në komisionin e ri ka nëntë gra. Zgjerimi, një çështje shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë do të mbikëqyren nga zyrtari çek i propozuar Stefan Fule.
Zoti Fule do të jetë i ngarkuar edhe me politikën e fqinjësisë së BE-së që kanë të bëjë me Ukrainën dhe ish republikat sovjetike.
Komisioni i ri do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian në vitin e ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›