E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/Karzai përsërit apelin ndaj talebanëve

Presidenti afgan Hamid Karzai ka përsëritur sot apelin drejtuar talebanëve për të ulur armët.
"Ju kërkoj të bashkoheni me afganët e tjerë për rindërtimin e vendit tonë", ka deklaruar Karzai.
Mesazhit të bërë më 19 tetor, ku presidenti bënte thirrje për dialog, mori përgjigje negative nga kreu i talebanëve, mullahu Omar.
Omar tha se populli i Afganistanit nuk do të jetë dakort me asnjë lloj negociatash, të cilat do ta zgjatnin praninë e trupave të huaja në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›