E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo nuk përjashton kalimin në Spanjë

Trajneri i Interit, Jose Mourinjo, nuk e ka mohuar mundësinë për të kaluar në kampionatin spanjoll.
Mediat në Itali gjithnjë e më shumë spekulojnë se besimi mes presidentit të Interit, Massimo Moratti, dhe trajnerit Jose Mourinhos, tashmë është thyer.
Interi pati një paraqitje të dobët kundër Barcelonës, pas të cilës u paraqiten dyshime për aftësitë e trajnerit portugez për t'ia sjellë trofeun aq shumë të dëshuruar, atë të Ligës së Kampionëve, këtij klubi.
Mediat spanjolle shkruajnë se destinacioni i ardhshëm i Mourinjos, nëse ai shkarkohet nga Interi mund të jetë Real Madridi.
"Isha trajner në Angli, tani jam në Itali. Kush e di nëse një ditë do të jem trajner në Spanjë?", ka thënë Mourinjo për gazetën portugeze Record

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›