KE: Greqia shkel të drejtat e emigrantëve
Athinë -Këshilli i Evropës ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Greqisë, për sa i përket respektimit të të drejtave të emigrantëve. Strasburgu i ka paraqitur qeverise greke një sërë kërkesash që quhet të plotësojë për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit te klandestineve. Komisionari i lartë evropian Zhak Baro, ka apeluar për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në kampet e pritjes se klandestineve, veçanërisht në ishujt e Egjeut.
Këshilli i Evropës ka pa vëzhguar disa herë vitin e kaluar në qendrat e pritjes brenda shtetit greke, ku janë vërejtur mungesë e kushteve minimale, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e njeriut.
Në letrën e komisionerit thuhet se mungojnë kushtet higjienike për klandestinët, policia dhe rojat bregdetare ushtrojnë dhunë ndaj tyre, ushqimi është shume i keq dhe si pasojë e tij 200 emigrantë përfunduan në spital në muajin tetor.
Komisionieri ka paralajmëruar Greqinë se do të përballet me sanksione të ashpra, nëse shteti helen nuk merr masa për të përmirësuar kushtet ndaj emigrantëve.