Solana: Në qeveri mund të përfshihet edhe Hamasi
Bruksel - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Sigurinë dhe Politikën e Përbashkët të Jashtme, Havier Solana dha sinjalin se BE-ja mund të pranojë një qeveri të unitetit kombëtar të Palestinës që "mund të përfshijë edhe Hamasin".
Në deklaratën që bëri në Jeruzalem, Solana u shpreh se për herë të parë duhet të luajë një rol ku do të përfitohet një zgjidhje me dy shtete për një udhëheqje palestineze që përfshin edhe Hamasin.
Bashkimi Evropian për të kontaktuar me Hamasin më parë kishte parashtruar këto kushte të miratuara edhe nga Amerika: "Hamasi duhet t'i japë fund dhunës, duhet të njohë Izraelin dhe duhet të pranojë marrëveshjen aktuale të përkohshme për paqe".