E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitçëll pas Egjiptit në Izrael

Tel-Aviv - Xhorxh Mitçëll, Përfaqësuesi i Posaçëm për Lindjen e Mesme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obamës, pas Egjptit viziton Izraelin.Mitçëll u takua me Kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert, në lidhje me temën e armëpushimit të shpallur në 18 janar në Rripin e Gazës. Ai cilësoi se armëpushimi i qëndrueshëm do të siguronte një dhënie fund të armatosjes pa leje të Hamasit dhe në ngritjen e bllokadës së Izraelit.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, me rritjen e tensionit dhe të përplasjeve në Gaza pas vrasjes së një ushtari izraelit, e anuloi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›