PD: Rama thuri 21 janarin, aludon per trazira si ne Londer Qamil Xhani
Partia Demokratike e ka cilesuar qendrimin e mbajtur nga kreu i PS-se, per organizmin e demonstratave te dhunshme, si shenje te paqendrueshmerise se nje lideri politik. Ne nje deklarate dhene dje per mediat, zedhenesja e PD-se, Albana Mustafaraj u shpreh se qendrimi i Rames, ne editorialin e botuar ne media, ku ben thirrje per demonstrata, tregon deshperim. "Ne kete leter te hapur ai eshte ne mbeshtetje te plote te trazirave te dhunshme ne Londer, Athine dhe Paris, duke aluduar qe kjo mund te ndodhe edhe ne Shqiperi. Por, kur nje drejtues qe thur 21 Janarin fton per dhune te re, tregon se eshte ne deshperim te thelle dhe, se ftesa e tij per dialog, kontraston me provokimin qe i ben ai vandalizmit dhe zjarrvenesve, qe jane shfaqur rrugeve te Londres dhe qyteteve te tjera", tha Mustafaraj. Ne qendrimin e PD-se kritikohet dhe komenti qe kreu i PS-se i ka bere raportit te OSBE/ODIHR per zgjedhjet lokale te tete maji. Mustarafaj u shpreh se raporti i nderkombetareve i cilesoi keto zgjedhje, si me te mirat qe jane mbajtur ndonje here ne vend. "Raporti i OSBE/ODHIR-it, per here te pare ne historine e zgjedhjeve pluraliste ne Shqiperi, shpall zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive, transparente, aspektet pozitive te te cilave jane baze per progres te metejshem", tha Mustafaraj. Nga ana tjeter, ajo ka theksuar se qendrimi i shprehur nga kreu i PS-se ne editorialin e botuar ne mediat e shkruara tregon se ai nuk e ka lexuar sic duhet raportin e nderkombetareve. "Partia Demokratike vlereson se, z. Rama nuk gabon kur deklaron se raporti i ODHIR-it,eshte me i qarte dhe me i drejtperdrejte se kurre. Por, fakti qe ai pretendon se raporti ka justifikuar akuzat e tij absurde dhe te pabaza, tregon se ai nuk e ka lexuar kete raport, ose e ka lexuar ate me syzet e shokut Ruci", tha dje Mustafaraj. Sipas saj, editoriali ne media i kreut te PS, Edi Rama, eshte nje shembull tjeter i lidhjeve te tij me te shkuaren, me te cilen qytetaret jane te lodhur. Mustafaraj tha ne emer te PD-se se raporti i OSBE/ODIHR eshte vleresimi me maksimal per zgjedhjet. "Ky eshte vleresimi me maksimal, me i qarte qe zgjedhjet ne Shqiperi kane marre per vite me radhe. OSBE/ODHIR nuk do te benin kurre kete vleresim, ne qofte se nuk do te ishin plotesuar standardet e gares se lire dhe standardet e transparences, kushte themelore keto, per zgjedhje te lira dhe te ndershme", tha ajo. Nga ana tjeter, Partia Demokratike ne menyre zyrtare ka shprehur dhe nje here ftesen e mazhorances per te bashkepunuar per reformen zgjedhore, duke u bazuar ne rekomandimet e OSBE/ODIHR. "Partia Demokratike fton Partine Socialiste dhe gjithe forcat politike te vendit, te shohin drejt te ardhmes dhe ashtu sic realizuam reformen zgjedhore te vitit 2005, ta kompletojme ate me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it te vitit 2009 dhe 2011, te besojne se qytetaret shqiptare kane nevoje me shume se cdo gje tjeter per debate e diskutime qe lidhen me te ardhmen e tyre", tha dje Mustafaraj.
Rama: Qytetaret protesta si ne Londer
Ne shkrimin e derguar per mediat, si reagim per raportin e OSBE/ODIHR, kreu i PS-se shprehet ne menyre te qarte se qytetaret duhet te protestojne si ne kryeqytete e tjera te Evropes. Sipas tij, nuk eshte opozita ajo qe i zgjidh problemet. "Cdo qytetar, cdo grup interesi, cdo bashkesi, duhet te beje detyren ndaj vetes duke e luftuar kete pushtet me te gjitha mjetet e rezistences paqesore, me te gjithe forcen e fjales e te protestes qytetare, jo duke pritur qe opozita t'i zgjidhe si me magji problemet e medha qe na mundojne te gjitheve apo te dale perdite para publikut per te thene, "Me ka cu nana me la gojen!" per cdo gje qe ndodh ne kete vend. Kete nuk e ben asnje opozite askund, ashtu sikunder nuk eshte opozita qe udheheq revoltat ne Londer, Athine, Paris apo kudo ku qytetaret shperthejne ne protesta te asaj natyre", shkruan Rama ne editorialin e botuar dy dite me pare.