E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Kosova ka bërë progres, luftoni korrupsionin dhe krimin

 

PRISHTINE-Komisioni Euoropian vlerëson se Kosova ka bërë përparime në përmbushjen e standardeve evropiane,por thekson se mbetet problem korrupsioni dhe krimi i organizuar. Radio Televizioni i Kosovës publikoi sot pjesë të progres raportit që KE do të publikojë më 5 nëntor për situatën në të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në raport përmendet si përparim politika kosovare ku skena më e dominuar është shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të këtij viti.

Në raport, citon RTK- korrupsioni ¸sht¸ i përhapur dhe autoritetet kosovare kritikohen p¸r mosangazhim t¸ mjaftueshëm n¸ luftën kundër korrupsionit, krimit t¸ organizuar dhe shpëlarjes s¸ parave. Autoritetet kosovare, sipas k¸tij dokumenti, nuk kanë strategji se si ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithashtu sistemi gjyqësor, sipas raportit, ka mangësi t¸ mëdha.

Ndonëse pranohet se n¸ Kosovë ka përparim n¸ lirinë e t¸ shprehurit, analiza e Komisionit Evropian vëren se mediumet n¸ vend mbesin t¸, siç thuhet, “ndjeshme” ndaj ndikimit politik.

N¸ kapitullin e ekonomisë, sipas raportit, ¸sht¸ vërejtur zhvillim i limituar por, siç thuhet, “jo edhe aq i mjaftueshëm p¸r t’u përballur me rritjen e numrit te njerëzve q¸ hyjnë n¸ tregun e punës”. Gjithashtu nënvizohet se ekonomia e tregut funksionon pamjaftueshëm.

Veriu i Kosovës mbetet problem për autoritetet e Brukselit. Në raport kritikohet Serbia se ka ndihmuar n¸ krijimin e sistemeve paralele t¸ cilat veprojnë edhe sot n¸ Kosovë.
Raporti i Komisionit Europian i cili do të publikohet më 5 nëntor do të miratohet më pas nga Kolegji i komisionerëve një javë më vonë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›