E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: EULEX në bazë të kushtetutës dhe Ahtisarit

 

PRISHTINE- Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack vlerësoi se vendosja e EULEX-it duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe planin e Ahtisarit.
Në një prononcim për BBC-në, Pack kundërshtoi zërat që flasin në favor të një qëndrimi neutral të EULEX-it ndaj statusit të Kosovës në këmbim të marrjes së pëlqimit nga Beogradi për vendosjen e misionit evropian në pjesën veriore të Kosovës.
Eurodeputetja Pack tha në Prishtinë se sikur të mos ishte plani i Ahtisarit, as EULEX nuk do të ishte në Kosovë. Komentet e saj u bënë pas një takimi me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në opozitë, Besa Gaxherri me të cilën kanë biseduar për çështje të përfaqësimit gjinor në Kosovë.
Zonja Pack po qëndron në Kosovë për një vizitë dyditëshe dhe mori pjesë në një seminar të organizuar nga OSBE për gruan dhe zhvillimin e politikave brenda partive politike.
(s.g/BBC/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›